4 vjet nga vdekja e të madhes Vaçe Zela, flet i vëllai: Dikur e quajtën të paaftë. Si e mësova i pari sëmundjen e motrës... (INTERVISTA)

Publikuar tek: kulture-art, më 07:25 27-03-2018 4 vjet nga vdekja e të madhes Vaçe Zela, flet i vëllai: Dikur e quajtën të paaftë. Si e mësova i pari sëmundjen e motrës... (INTERVISTA)

Më 6 shkurt 2014 muzika shqiptare mbeti pa mbretëreshën e saj. Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe artin shqiptar. Në këtë katër vjetor, i vëllai i saj Hysni Zela, dha një intervistë interesante për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” duke ndarë shumë emocione, por edhe fajkte dhe detaje që vijnë për herë të parë .

“Vaçen nuk e shpallën fituese të konkursit për në lice, e quajtën të paaftë!

Është një humbje e madhe. Nuk humba vetëm unë motrën dhe familja jonë njeriun e dashur,. Por është një humbje e madhe për të gjithë muzikën dhe kulturën shqiptare veçënërisht për popullin. Është rasti të them se nuk ka një njeri që e zbuloi talentin e saj. Vaçja zbuloi veten në shtëpinë tonë në Lushnje, se ne kemi lindur të gjithë në Lushnje. Madje ka një fakt interesant. Vaçja lindi ditën që Italia pushtoi Shqipërinë por nuk e përmendin këtë dhe vitin e lindjes ia shënuan me qëllim në 1938. Kishim një bahçe përpara shtëpisë dhe Vaçja aty këndonte çdo ditë dhe imagjinoni edhe pse ishte fëmijë ajo bënte vokalica. Këndonte çdo lloj këngësh, shqiptare e të huaja. Nisi të këndonte në shtëpinë e pionerit në qytetin e Lushnjes dhe aty spikati. Aty u zbulua si talent dhe e kërkuan të vinte në Tiranë. Erdhi në Tiranë në moshën rreth 15 vjeçare dhe filloi shkollën. Në fakt në fillim konkuroi për në liceun artistik por për habi nuk fitoi konkursin duke e nxjerrë të papaftë. Kur e kanë marrë në pytje ka qenë në komision Marie Kraja.

Bashkë me të ka qenë edhe një soprano bullgare. Ka shumë mundësi që bullgarja të ketë menduars e Vaçja nuk ka qenë për muzikë lirike dhe kjo duhet të ketë qenë arsyeja që nuk ia ka dhënë konkursin. Më pas Vaçja kreun gjimnazin “Qemal Stafa” dhe më pas fitoi konkursin për në institutin e Arteve në degën dramë. Por e ndërpreu pasi mbaroi vititn e dytë dhe nuk u diplomua. Madje ka luajtur edhe një dramë. Ajo e ndërpreu shkollën edhe me arsyen se duke qenë familje e varfër dhe me shumë fëmijë të gjithë ushqimet ti merrte Vaçja. Ishte momenti që ajo bëri shkëputjen e madhe si këngëtare dhe ajo nuk mund të ishte edhe aktore edhe këngëtare. Kënga ishte ajo që qëlloi në shenjë. Pak kohë pasi erdhi në Tiranë ajo na mori të gjithë familjen të 6 fëmijët dhe prindërit. Tirana na dukej si Amerika. Kur shikonim një makinë me tërgën LU ngazëlleheshim. Kam dëgjuar që disa thonë se jemi me orgjinë nga Kosova. Unë nuk e di këtë, mund të jetë e largët por nuk e di. Unë di që jemi lushnjarë autoktonë aty kemi qenë prej shumë e shumë kohësh. Ne merreshim me bujqësi. Babai e shiti shtëpinë kur erdhëm në Tiranë. Ishim shumë të varfër dhe jetonim me prodhimet e tokës që e punonin prindërit. Vaçja e vogël vizitonte shpesh tokën ku punonion prindërit por ishte e vogël dhe nuk punonte”, shprehet ai.

Ndërsa flet më pas për humbjen e Vaçes.

“Ishte një humbje e madhe. Vaçja shkoi pas viti 1990 në Zvicër te e bija. Ajo kishte mundësi jetese më të mirë dhe Vaçja duke qenë e sëmurë ishte nën kudjeisn shëndetësor. Sivjet u mbushën 4 vjet nga humbja e Vaçes. Vaçja vdiq në Bazel por sipas amanetit e varrosën në Tiranë. E bija Irma dhe bashkëshorti Pjetër herë aps herë vijnë në Tiranë. Madje duhet të themi se këtë varr të veçantë Irma ia ka sjellë nga India. Më kujtohet një koncert që Vaçja dha në Greqi. Kthyem vizitën këngëtares Marinela. Ajo vetë ishte në sallën me 2 mijë spektatorë. Kur këndoi Vaçja këngën e saj në greqisht salla u ngrit në këmbë. Shfaqja mbaroi dhe Vaçja shkoi direkt në garderobë. Iu afrova dhe ajo mbylli derën. Ishte bërë e bardhë borë. U tremba shumë. Duket se i harxhoi të gjitha turbinat e trupit. Aty pashë që për herë të parë pështyu gjak. Kishte kaluar moment shumë të forta. Ndoshta aty ka nisur sëmundja e saj.

Vëllai për motrën.

Tri këngët që këndova me Vaçen Nuk e kam patur kurrë atë që thonë disa hija e Vaçes ose që më quanin vëllai i Vaçes. Unë e kam patur për nder që isha dhe jam vëllai i Vaçe Zelës. Nuk ka vend për krahasim dhe epitete të tilla. Kam provuar emocione të forta. Kam kënduar me Vaçen vetëm tre duete. Por ato emocione nuk i kisha provuar kurrë. Madje përgjegjësia ishte shumë e madhe. Edhe pse ishte motra ime kjo më bënte shumë herë më të përgjegjshëm. Në këngën e parë që kënduam abshkë atë të Myzeqesë, unë kasha shumë emocione. Madje strofën e tretë e këndova të dytën. Ajo më hodhi dorën në sup si mbështetje por mua mu duk si një vërejtje.

E kalova këtë siklet vetëm për faktin se strofa e tretë nuk kishte dallim me strofën e dytë dhe askush nuk e kuptoi. Të lëndoje me Vaçen ishte fat i madh. Shumë më pyesin përse vetëm 3 këngë këndove me të. Vaçja thoshte kaq, mjafton. Nuk duhet ta teprojmë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte masën. Kur në Zvicër realizuam një koncert enkas për Vaçen ishte një moment i veçantë për mua. Përpara se të nisja të këndoja i putha dorën. Ishte kënaqësi e madhe. Dhe një mirënjohje e madhe për udhërrëfyesin tim Për këngët e sotme “Sot këndojnë ma jep ta jap” Teksti i këngës “Lemza” është shumë i bukur. Dëgjoni: Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë Lemz or lemz më ler të qetë Është turp i madh kur s'di një fjalë Edhe lemza kisha mbet Por sot nuk kam dëgjuar tekste të bukura. Nuk po e shohim më artin që kemi bërë dikur. Sot në tekste ka fjalë të tilla ma jep ta jap. Nuk arrij ta besoj. 

Hysni Zela

 29550774_2151811145065011_491345461_n.jpg

29547422_2151811161731676_438645186_n.jpg

Varri i Vaçes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse: Treni Tiranë-Durrës përplas 21 vjeçaren, i këput këmbën
»
Article Logic
Execution time: 0.027837038040161
array(1) { ["section"]=> string(135) "4-vjet-nga-vdekja-e-te-madhes-vace-zela-flet-i-vellai-dikur-e-quajten-te-paafte-si-e-mesova-i-pari-semundjen-e-motres-intervista-114650" }