4 vjet pas vdekjes së Sokol Olldashit, miku i ngushtë në politikë bën një “zbulim”: Ia dorëzova kokëulur Kozetës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:27 20-11-2017 4 vjet pas vdekjes së Sokol Olldashit, miku i ngushtë në politikë bën një “zbulim”: Ia dorëzova kokëulur Kozetës

Sot, 4 vjet më parë humbi jetën në një aksident tragjik Sokol Olldashi, deputet i Partisë Demokratike.

Një nga miqtë e tij më të ngushtë, Astrit Patozi, i cili aktualisht mbeti jashtë parlamentit të këtij mandati, i ka bërë një dedikim dhe thotë se ka bërë një “zbulim” të gjetur rastësisht mes fotografive të vjetra.

Patozi publikon një foto të shkrepur 20 vite më parë me Olldashin në redaksinë e gazetës “Albania”, ndërsa shton se ia ka dorëzuar nënës së të ndjerit Olldashi, Kozetës.

“KUR ISHIM MË TË VEGJËL

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës "Albania". 
Atëherë, "kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë". 
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve. 
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për "zbulimin" e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra. 
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha "pasuritë", që trashëguam prej Sokol Olldashit”, shkruan Patozi në rrjetet sociale.

astrit_patozi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025295972824097
array(1) { ["section"]=> string(115) "4-vjet-pas-vdekjes-se-sokol-olldashit-miku-i-ngushte-ne-politike-ben-nje-zbulim-ia-dorezova-kokeulur-kozetes-100211" }