400 mijë euro nga Serie A për Alban Hoxhën

Publikuar tek: sport, më 21:27 22-07-2016 400 mijë euro nga Serie A për Alban Hoxhën

Paraqitja që bëri në ndeshjen me Ferencvaros mund të ndryshojë karrierën e Alban Hoxhës. Pas panenkës dhe 3 penalltive të pritura në ndeshjen me hungarezët interesi për portierin e Partizanit nga klubet jashtë vendit është shtuar.

Në klubin e Partizanit bëjnë me dije se disa skuadra janë interesuar për shërbimet e 28-vjecarit, madje dhe perëndimore. Në ndeshjen e luajtur në Budapest në tribunat e stadiumit “Groupama” ishin dhe disa vëzhgues të skuadrave italiane të Palermos dhe Chievo-s, me të këtë të fundit madje që në muajin prill u lakua njëherë si e interesuar për portierin e kuq.

Gjithsesi pranë klubit të Partizanit bëjnë të ditur se nuk ka ende një ofertë zyrtare për të dhe pse interesim ka patur. Në fakt, për Alban Hoxhën, Partizani kërkon 400 mijë Euro, një shumë që mund të plotësohet vetëm nga disa ekipe perëndimore por më parë të interesuarat duhet të bëjnë hapin konkret. Më pas ku i dihet ndoshta e ardhmja e Alban Hoxhës mund të jetë jashtë vendit që këtë sezon. (Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre shqiptarë aktivizohen në ndeshjen Bayern Munich-Manchester City
Shkumbin Qormemeti, flet menaxheri shqiptar që po bën transferime të bujshme te futbollistët shqiptarë: Dua t’i ndihmoj »
Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869
array(1) { ["section"]=> string(48) "400-mije-euro-nga-serie-a-per-alban-hoxhen-47469" }