5 ditë para ndeshjes me Italinë, zbulohet ndryshimi i rëndësishëm që po pëson stadiumi “Loro Boriçi”

Publikuar tek: sport, më 19:16 04-10-2017 5 ditë para ndeshjes me Italinë, zbulohet ndryshimi i rëndësishëm që po pëson stadiumi “Loro Boriçi”

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër brenda pak javësh pritet të ketë gati edhe pistën e tartanit, e dyta në Shqipëri pas asaj në "Elbasan Arena".

Firma  që ka fituar tenderin për kryerjen e këtyre punimeve, është ndihmuar edhe nga koha e mirë që ka mbajtur këto ditë dhe mendon që ta mbyllë sa më shpejt shtrimin e plotë të tartanit. Me shtrimin e pistës “Loro Boriçi” merr përmasat e një stadiumi olimpik që do të thotë se në të do mund të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare të atletikës dhe shumë-sportit.

Mësohet se shtresa e parë është kryer dhe nëse temperatura qendron në të tilla nivele e nuk bie shi punimet mund të mbarojnë shumë shpejt. Me kryerjen e proçesit të shtrimit të pistës, përfundon edhe investimi i plotë që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Qeveria shqiptare kanë planifikuar për këtë stadium, shkruan oranews. Në dilemë është edhe fati i palestrave poshtë shkallëve të stadiumit për të cilat askush nuk përgjigjet dhe me shumë siguri, nuk do të ketë një tjetër investim nga dy institucionet që e ndërtuan këtë impiant sportiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ U grumbullua për herë të parë me Kombëtaren, lojtari i Superiores nuk udhëton dot jashtë shtetit
Kombëtarja U21 e nis me humbje, Ukraina fiton në “Selman Stermasi” »
Article Logic
Execution time: 0.017480134963989
array(1) { ["section"]=> string(103) "5-dite-para-ndeshjes-me-italine-zbulohet-ndryshimi-i-rendesishem-qe-po-peson-stadiumi-loro-borici-94747" }