5 gjëra të panevojshme ose të ndryshueshme lehtësisht në qarkullimin rrugor

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:06 23-03-2017 5 gjëra të panevojshme ose të ndryshueshme lehtësisht në qarkullimin rrugor

Skenaristi i njohur Alion Çaçi sugjeron 5 gjëra që ai i cilëson si të panevojshme ose të ndryshueshme lehtësisht në qarkullimin rrugor.

“1. Polici në kryqëzime me semaforë është i tepërt.
2. Polici në kryqëzime me semaforë, por që rri pas semaforit për të të zënë mat, është pafytyrësi e hapur.
3. Tabela STOP përkrah semaforit. (Kujtojmë që funksioni i tabelës STOP është që shoferi të ndalojë komplet makinën në 0km/h për 3 sekonda, të shoh kush ka përparësi dhe ka qenë më parë në kryqëzim, dhe pastaj të ec) Semafori bën vetë gjithë këtë proçes.
4. Mungesa e tabelës STOP në kryqëzime pa semaforë. Se si do merret vesh me rregull, me ligj, se kush ka të drejtë, ec e gjeje...
5. Tre tregues të ndryshëm ngjyrash në semaforët e vënë nga Lali Eri. Njëri sipër kokës, njëri anash kokës, dhe një shirit me ngjyrë përgjatë gjithë lartësisë së semaforit. Ky i fundit, na fyen duke marrë parasysh që shoferët janë aq të trashë, sa nuk arrijnë ta kapin si qëndron puna vetëm me dy dritat që përmenda më parë”, konkludon skenaristi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007112979888916
array(1) { ["section"]=> string(81) "5-gjera-te-panevojshme-ose-te-ndryshueshme-lehtesisht-ne-qarkullimin-rrugor-72889" }