5 gjërat që duhet të bëjmë PATJETËR në GUSHT, na i tregon Blerina

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:48 11-08-2018 5 gjërat që duhet të bëjmë PATJETËR në GUSHT, na i tregon Blerina Foto ilustruese

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

 

A e dini që gushti është muaji më i mirë për tu marrë me formën tonë fizike? Shumë prej nesh gjatë këtyre ditëve largohen paksa nga jeta sedentare e zyrave, nga qëndrimi ulur me orë të tëra përpara një kompjuteri, apo nga përqëndrimi i madh në punë të shumta përgjatë ditëve. Ajo që e bën të vecantë ditën tonë gjatë muajit gusht, sigurisht ne favor të trupit është mundësia në rritje për të lëvizur, hecjet përgjatë detit, rruga që shkojmë deri tek ai, apo edhe qoftë ne vende malore. Lojrat që kryejmë me miqtë bregut detit, noti, pra në kompleks e gjithë levizja që kryejmë këto ditë është nje fitnes i vërtet për muskujt dhe trupin.

Dielli dhe deti.                                                              

Ky është kombinimi ideal që bën të lëvizin edhe ato me jëtë shumë sedentare dhe pasive. Merita për këtë i takon e gjitha rrezeve të diellit dhe intensitetit të shkëlqimit që i bën neurotrasmetuesit tanë të prodhojnë substanca euforie natyrale, mes të cilat dopaminën dhe serotoninën. Megjithatë mund të klasifikojmë disa rregulla për të qenë gjithmonë të lehtë , pa probleme muskulare që herë pas herë nga sforcimi nga krijojnë edhe dhimbje.         

1-) Duhet të jemi fleksibël. Temperaturat e larta e bëjnë ccdo shëtitje, cdo lojë me top apo cfarëdolloj lëvizje tjetër sado e lehtë të jetë të duhet shumë e lodhshme dhe e vështirë. Prandaj është mirë që lëvizjet tona në favor të trupit ti kryejmë në intervale kohore të pështatshme dhe jo në pikun e diellit.          

2-) Ngrohni muskujt. Sado e lehtë të duket shëtitja apo loja duhet të kalojë nëpërmjet një faze përgatitore. Gjithmonë është mirë që të nisim me ritëm të ngadaltë dhe më pas të avancojmë. Kjo është një teknikë shumë e mirë që të mos kemi tërheqje ose këputje të ndryshme muskulare.   

 3-)Kujtohunu gjithmonë të pini ujë. Sa më shumë djersim aq më shumë largojmë nga trupi kripërat minerale. Ndaj duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe të mbajmë organizmin të hidatuar jo vetëm me ujë por edhe me fruta e perime të shtrydhura.    

4-)Gjithshka me hapa të vegjël. Po, sepse nuk është e vërtët që sa më shumë sforcohesh aq më shumë tonifikohesh apo ndihmon trupin për një peshë të mirë. Nëse nuk jemi marë asnjehërë gjatë vitit me aktivitet fizik gjatë vitit këshilla më e mirë është cdo ditë nga pak. 

5-) Shumëllojshmëria e gjërave që bëjmë gjatë ditës është shumë e rëndësishme për muskujt tanë. Kjo na mëson të alternojmë gjatë ditës hecjet e gjata dhe ato të shkurtra, ngjitjen e shkallëve, notin, shëtitjet bregut detit, apo malit. Të gjitha kombinimet e një programi kaq të thjeshtë ditor bëjnë të mundur përfshirjen e të gjitha muskujve në aktivitet dhe tonifikimin e tyre./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’e paskemi DITUR por sapo e zbuloi Blerina: Janë të mira për t’u ngrënë e për t’u pirë
»
Article Logic
Execution time: 0.01446795463562
array(1) { ["section"]=> string(71) "5-gjerat-qe-duhet-te-bejme-patjeter-ne-gusht-na-i-tregon-blerina-130781" }