5 maji bashkon Çipën dhe Kokën në Sarandë

Publikuar tek: politike, më 16:20 05-05-2015 5 maji bashkon Çipën dhe Kokën në Sarandë

Kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa nuk e ka mirëpritur faktin se nuk është rizgjedhur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit dhe kjo u konfirmua me ankesën e tij ndaj procesit të përzgjedhjes së kandidatit për Sarandën.

Megjithatë, Çipa është shfaqur sot në krah të kandidates socaliste për këtë qytet, Florjana Kokës, gjatë vizitës që kanë zhvilluar në familjen e heroit të popullit, Mitro Xhani, me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve.

“Shkova bashkë me Stefanin në familjen e nipit të heroit të popullit Mitro Xhani, për të shprehur nderimin dhe mirënjohjen e brezave të sotëm të Shqipërisë, për veprën e lavdishme dhe të paharrueshme të heronjve dhe dëshmorëve të luftës dhe të dhjetra mijë partizaneve dhe partizanëve, që kurorëzuan me fitoren e lirisë sakrificat e panumërta të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Koka në profilin e saj në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hila sërish i pakënaqur me PS, kësaj here kundër emërimit të biznesmenit në këshillin bashkiak
“Regjistrimi i fshehtë i Ramës”/ Berisha: Drejtorët do mbushin kutitë. PS: Janë drejtues të fushatës »
Article Logic
Execution time: 0.012814044952393
array(1) { ["section"]=> string(47) "5-maji-bashkon-cipen-dhe-koken-ne-sarande-10431" }