5 pyetje për Erion Veliajn nga Leonard Olli

Publikuar tek: politike, më 16:42 19-04-2016 5 pyetje për Erion Veliajn nga Leonard Olli

Kryekëshillëtari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, shprehet përmes një postimi në Facebook se kryebashkiaku Erion Veliaj, “është shembulli i betonizimit dhe mafias të lidhur me të”. Olli i drejton veliajt pesë pyetje lidhur me disa nga projektet më në zë në kryeqytet, përfshi edhe atë të sheshit “Skënderbej”.

“Edhe pse ligjëerisht nuk ka asnjë informim Këshilli Bashkiak për planin urbanistik, Veliaj vijon të promovojë projektin e urdhëruar nga Rama dhe pa asnjë alternativë. Por, duke ndjekur pseudodegjesat e tij natyrshëm vijnë 5 pyetje për Veliajn.

A ka kullë ky projekt mbrapa pallatit të kulturës? A ka kulla tek hyrja e liqenit? A ka kulla tek Sheshi Skënderbej? Po te liqeni a ka beton? Apo janë vetëm ashkla ekologjike e dru sikundër u përbetua se do të kishte?! A është Erinoi sot shembulli me i keq i betonizimit dhe Mafias së lidhur me të?

Pa diskutim po. Më keq dhe se tutori i tij, urdhëruesi dhe zbatuesi 'de facto' i betonizimit!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031202077865601
array(1) { ["section"]=> string(49) "5-pyetje-per-erion-veliajn-nga-leonard-olli-38083" }