5 skenarët e asaj që do pasojë vrasjen e ambasadorit rus, njëri ka filluar të realizohet

Publikuar tek: bota, më 11:17 21-12-2016 5 skenarët e asaj që do pasojë vrasjen e ambasadorit rus, njëri ka filluar të realizohet

Ditën e vrasjes së ambasadorit rus Andery Karlov në Ankara, revista prestigjoze e marrëdhënieve ndërkombëtare, “Foreign Policy” publikoi artikullin me skenarët e mundshëm të ngjarjeve që do të pasonin atentatin.

Ndryshe nga shumë parashikime për fillimin e Luftës së Tretë Botërore, kjo revistë nuk e përfshinte diçka të tillë.

Sipas “FP”, këto ishin pesë skenarët e mundshëm pas vrasjes së ambasadorit:

1-Hakerat rusë sulmojnë Turqinë.

2-Marrëdhëniet e brishta Rusi-Turqi prishen duke u shoqëruar me presion ekonomik mbi Ankaranë.

3-Vrasja përdoret si justifikim për represion të brendshëm në Turqi dhe Rusi.

4-Armëpushimi në Alepo prishet.

5-Rusia luan kartën kurde.

Tani që situata është qetësuar disi dhe palët kanë mbajtur qëndrimet e tyre zyrtare, është pika 3 ajo që po nis të zbatohet.

Qeveria turke ka akuzuar zyrtarisht Lëvizjen Gylen se qëndron pas vrasjes së ambasadorit rus. Madje edhe atentatori Mevlut Altintas ishte pjesë e kësaj organizate, pretendohet nga autoritetet turke.

Kjo akuzë ndaj Gylen do të shoqërohet me një tjetër represion brenda Turqisë, njësoj si ai i ndodhur pas grushtit të shtetit më 15 korrik të këtij viti.

Ndërkohë, Vladimir Putin ende nuk ka bërë asnjë lëvizje pas ngjarjes, ndërsa ka theksuar se atentati ishte sulm ndaj marrëdhënieve të mira Rusi-Turqi.

Lexo edhe: Turqia gjen fajtorin e vrasjes së ambasadorit, Cavusoglu ia komunikon sekretarit Kerry

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15228319168091
array(1) { ["section"]=> string(93) "5-skenaret-e-asaj-qe-do-pasoje-vrasjen-e-ambasadorit-rus-njeri-ka-filluar-te-realizohet-63305" }