50 këngëtarë në Kosovë akuzohen për evazion fiskal

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:29 28-03-2015 50 këngëtarë në Kosovë akuzohen për evazion fiskal

50 këngëtarë të njohur të skenës muzikore shqiptare janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe nga Prokuroria e njësia për Krime Ekonomike pasi akuzohen për shmangie të tatimit dhe evazion fiskal.

Sipas Indeksonline, këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.

Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka thënë për median kosovare një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.

Këta janë 12 nga 50 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen:

1.            Shkëlzen Jetishi - Xeni

2.            Altuna Sejdiu -Tuna

3.            Shkurte Fejza

4.            Sinan Vllasaliu

5.            Getoar Selimi - Geti (Tingulli Trent)

6.            Sabri Fejzullahu

7.            Ermal Fejzullahu

8.            Shyhrete Behluli

9.            Mihrije Braha

10.         Edon Dedi- Dj Blunt

11.          Naim Abazi

12.          Remzije Osmani

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21799492835999
array(1) { ["section"]=> string(55) "50-kengetare-ne-kosove-akuzohen-per-evazion-fiskal-7197" }