5000 EURO PREMIO/ Tom Doshi President i Vllaznisë? Flet deputeti për newsbomb.al

Publikuar tek: sport, më 15:54 21-02-2018 5000 EURO PREMIO/ Tom Doshi President i Vllaznisë? Flet deputeti për newsbomb.al

Prej dy ditësh në disa portale online ka nisur të qarkullojë lajmi se pas fitores së Vllaznisë e cila mposhti Teutën me rezultatin 2-0, deputeti Tom Doshi do të marrë drejtimin e ekipit shkodran si president i saj.

Pyetur nga newsbomb.al nëse do e shohim Tom Doshin President të Vllaznisë, deputeti e ka mohuar menjëherë. "Nuk është e vërtetë”, tha ai për newsbomb.al.

Lidhur me premion 5 mijë euroshe, që u tha se Doshi bashkë me Valter Fushën i dhanë skuadrës së Vllaznisë pas fitores, deputeti nuk e ka mohuar aspak duke lënë të kuptohet madje se do vijojë të kontribuojë për skudrën e zemrës.

“Po, i dhashë 2500 euro. Do ta mbështes gjithmonë Vllazninë”, ka thënë shkurt e prerë deputeti për newsbomb.al. Kujtojmë se ekipi i Ernest Gjokës është 4 pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e Parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçarët mbushin rrugët për Skënderbeun, pamje madhështore nga protesta
Kryebashkiaku i Korçës i shkruan presidentit të UEFA për Skënderbeun: Mos e mbyllni këtë dritare »
Article Logic
Execution time: 0.021347999572754
array(1) { ["section"]=> string(85) "5000-euro-premio-tom-doshi-president-i-vllaznise-flet-deputeti-per-newsbomb-al-111001" }