550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtohet me ekspozitën “Moti i Madh”

Publikuar tek: kulture-art, më 15:16 17-01-2018 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtohet me ekspozitën “Moti i Madh”

“Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës, sepse ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre që bazohej mbi trupat mercenare, ai u mbështet mbi një ushtri të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi”.

Kështu do të shprehej Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në çeljen e ekspozitës “Moti i Madh” e cila përkujton 17 janarin e vitit 1468, ditë kur një prej gjeneralëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave, politikan, diplomat e burrë shteti, do të mbyllte sytë. Në kuadër të të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar inicioi çeljen e kësaj ekspozite e cila në përmbajtjen e saj ka ekspozitorë me armë mesjetare si dhe libra të autorëve të ndryshëm dedikuar prijësit mesjetar të shqiptarëve. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite kishte mjaft të pranishëm, të interesuar për dokumentacionin e larmishëm, pjesë e këtij koleksioni.

Gjatë fjalës së tij në çeljen e ekspozitës Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, do të shtonte: “Në përpjekjen e tij madhore për tu bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, shpesh herë, si del nga të dhënat historike, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Francës mesjetare, si një territor i qeverisur nga një mbret. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte fuqinë më të madhe të kohës, tmerrin e gjithë mesjetës, perandorinë osmane. Kjo në fakt ishte sfida e tij”.

Ekspozita “Moti i Madh” është si një kujtim e si një shenjë e bashkësisë arbëreshe që nëpërmjet traditës së vet dhe letërsisë së shkruar e mbajti të pashuar zjarrin e viteve të Skënderbeut për ta ringjallur ashtu si Feniksi në memorjen dhe kujtesën kolektive të mbarë shqiptarëve.

Sipas Dr. Dorian Koçit, Skënderbeu sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Londrës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndërsa bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane, ndaj është një hero dhe simbol i qytetërimit evropian.

Ekspozita përmban statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, kryesisht nga përkthimi i Marin Barletit në Gjermanisht i vitit 1533 ku janë të përfshirë rreth 107 ilustrime. Si autorë të mundshëm përmenden Hans Burgmair, Jorg Breu i Vjetri, Jorg Breu i Riu etj. Përzgjedhja e këtyre gravurave që pasqyrojnë shpirtin e kohës është bërë me qëllimin për ta parë Skënderbeun ashtu si e vështroi dhe përjetoi Europa e Humanizmit e shekullit të XI-XVI.

Projeksionet artistike me dokumentarë dhe imazhe nga filmat për Skënderbeun pasurojnë ekspozitën “Moti i Madh” gjatë gjithë hapësirës së hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

m.jpg

m1.jpg

m2.jpg

m3.jpg

m4.jpgm5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moikom Zeqo i dhuron 100 libra bibliotekës “Musine Kokalari” në Tiranë
»
Article Logic
Execution time: 0.0225670337677
array(1) { ["section"]=> string(81) "550-vjetori-i-vdekjes-se-skenderbeut-perkujtohet-me-ekspoziten-moti-i-madh-106907" }