571 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, peticion për shpalljen festë kombëtare

Publikuar tek: kulture-art, më 16:12 02-03-2015 571 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, peticion për shpalljen  festë kombëtare

571 vite më parë, në katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku gjendet sot dhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës. Skënderbeu thirri  në Lezhë Kuvendin e krerëve shqiptarë të principatave. Prijësit shqiptarë, deri atëhere të përçarë dhe në luftë në mes tyre më shumë se sa kunder pushtuesit otoman, e pranuan  thirrjen e Skendërbeut.

Sot (e hënë) shoqëria civile i ka dërguar një peticion kryebashkiakut të Lezhës Viktor Tushajt nëpërmjet të cilit i ka kërkuar që dita 2 mars të kthehet në një festë kombëtare

"Duke qenë të bindur se shprehim edhe vullnetin, dëshirën e historianëve, shoqërisë civile por dhe gjithë shqiptarëve, është vendi dhe koha të kërkojmë nga shteti shqiptar dhe parlamenti që data 2 mars të shpallet ditë dhe festë përkujtimore Kombëtare”, tha në fjalën e tij kreu i bashkisë së Lezhës.

Për të përkujtuar 571 vjetorin e kuvendit të Lezhës, kanë qenë të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Lezhë jo vetëm qytetarë nga shoqëria civile por edhe klerikë e drejtues vendorë.

Kurora me lule janë vendosur në varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy të rinjtë shqiptarë që do ulin smogun me anë të shkencës
Ekspozita “Ballkani i vitit 1917 “ e artistit austriak çelet në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.020148992538452
array(1) { ["section"]=> string(79) "571-vjetori-i-beselidhjes-se-lezhes-peticion-per-shpalljen-feste-kombetare-4796" }