6 batutat e kryeministrit Rama për stadiumin, Berishën, lojtarët dhe trajnerin e kombëtares

Publikuar tek: politike, më 16:38 12-10-2015 6 batutat e kryeministrit Rama për stadiumin, Berishën, lojtarët dhe trajnerin e kombëtares

Kryeministri Rama mbajti sot në Kryeministri një fjalim që përloti futbollistët dhe madje vetë trajnerin e kombëtares, Gianni De Biasi i cili në fakt i kujtoi kryeministrit që vërtet ishte i aftë të prekte me ato çfarë thoshte. Rama njoftoi sot ngritjen e një tjetër stadiumi në Tiranë ndërsa nuk harroi as të bënte batuta. Këto janë më pikantet, përcjella nga newsbomb.al

1-Thonë: “Populli s’ka bukë, ky ngre stadium , Shqipëria po përmbytet ky flet për futboll a thua se kjo më pengonte të punoja për përmbytjet.  A thua se sporti u ha bukën këtyre mëndjengushtëve.

2- Kryeministri italian më dërgoi një mesazh sot: Erdhët në Europën e Futbollit. Ju presim në Europën e politikës.

3- Ertriti më dha mundësinë ta doja një Berishë.

4- Njoha pasionin e Kosovës, forcën e Vlorës, shpirtin rebel të Kavajës, punën e Fierit, krenarinë e Tiranës dhe ambicien e Preshevës.

5- Kapiteni kosmopolit, Loriku i Shqipërisë e Kosovës, i shqiptarëve kudo ndodhen. I Francës e Italisë, që yllin e tij e vuri në shërbim të kombëtares dhe e udhëhoqi në Francë armatën e de Biasit.

6-Xhani o xhan. Pa ty Shqipëria nuk do kishte bërë xheloz gjithë Italinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama rrëfen planet me Dukën pas Beogradit: Do them diçka që s’do guxoja ta tregoja më parë
Braho i LSI sfidon Ramën, takon Ballist Morinën në Vaqarr »
Article Logic
Execution time: 0.025978088378906
array(1) { ["section"]=> string(95) "6-batutat-e-kryeministrit-rama-per-stadiumin-berishen-lojtaret-dhe-trajnerin-e-kombetares-22957" }