6 “batutat” e Nexhmije Hoxhës që do t'ju lënë pa fjalë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:42 09-02-2016 6 “batutat” e Nexhmije Hoxhës që do t'ju lënë pa fjalë

Ata që e kanë dëgjuar sot intervistën e vejushës së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes, dhënë për emisionin “Dritare” në Vizion Plus, duhet t’u kenë tërhequr vëmendjen disa deklarata vërtetë qesharake të saj.

Ndoshta mosha e saj, 95 vjeçe ka bërë të veten dhe Nexhmija nuk ka qenë tërësisht e ndërgjegjshme në ato çka ka thënë, ose sahati i ka mbetur ende në vitin 1990. Gjithsesi, shpresojmë që kjo intervistë e saj të ketë qenë vërtetë një lamtumirë dhe shqiptarët të mos dëgjojnë më broçkulla që edhe Enveri po të ishte gjallë do të qeshte me to.

Këto janë 6 broçkullat e përzgjedhura të thëna sot nga goja e Nexhmije Hoxhës (Mos e beso po deshe)

1- Në Gjirokastër, në një fshat të Dropullit, familja kishte një tokë prej të cilës nuk merrnin gjë. Enveri i mori dokumentet dhe pa i thënë xhaxhait, i grisi dhe i hodhi në oxhak. Xhaxhai u shqetësua:- “Pse more Enver mi dogje” dhe Enveri i thotë:- “Nuk të duhen xhaxha, mbaroi kjo tani”. Ai i dogji dokumentet hipotekare për atë copë tokë që ishte. Qeshin sot fëmijët dhe thonë:- “Edhe atë copë tokë që kishim na e dogji babai, nuk na la gjë”.

2- Ai merrte 16 mijë lekë, unë 11 mijë lekë, njësoj si profesori që kisha nën vartësi në Institut. Kjo solli vështirësi edhe për familjen tonë pasi kishte momente që nuk ia dilnim dot. Njerëzit nuk e besojnë, por unë e kam shkruar në ditar, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Vinte marsi- prilli, kur dilnin gjërat e reja, të freskëta, ato ishin më shtrenjtë. Ndërmarrjet i dërgonin prodhimet e para në dyqanin tonë dhe atje do t’i blije. Enveri e kishte vënë veton, që në asnjë mënyrë të mos pranonim dhurata të tilla, thoshte:- “Çojini në dyqan”. Kishte muaj kur kishim shpenzime të mëdha, ku unë nuk paguaja qiranë, një muaj ose dy muaj dhe e ndieja veten në faj. Enveri megjithëse nuk e dinte këtë, më thoshte:- “Mos hyr në borxh”.

3-(Ndalimi i fesë) Për këtë është folur kur ndodhi, as unë as ai nuk dinim që një gjë e tillë po ndodhte. Ne e kemi thënë dhe kjo është e vërteta, që iniciativa u mor nga poshtë. Mirëpo një anë tjetër e Enverit ishte se shumë gjëra që merreshin iniciativë nga baza. Pasi kishin filluar me fenë, Enveri bisedoi me Ramizin, si Sekretar i Sektorit Ideologjik, si t’i jepnin zgjidhje, si t’i kundërviheshin rinisë në këtë gjë. Në fund të fundit kishte një vlerë, ishte çështja e edukimit ateist dhe në fund vendosën që të aprovohej një gjë e tillë. Është tjetër gjë që baza shkoi vet në ekstrem. Megjithatë disa ambiente nuk u prishën, por u transferuan në ambiente kulturore. Urdhri që dha Enveri, që të mblidheshin të gjitha ikonat, dha mundësinë e krijimit të Muzeut të Ikonave në Korçë.

4- E para, nuk vendoste vet, kjo duhet të kuptohet se në kohën e Partisë tonë, vendimet merreshin kolegjialisht. Natyrisht ai e propozonte, pastaj vinte Këshilli i Ministrit sillte propozimin, vendoseshin hollësitë, kishte shumë gjëra plani. Nuk vendoste vetëm Enveri, por edhe për çështje të mëdha, strategjike vendimet merreshin në mënyrë kolegjiale.

5-(Internimet) Jo, janë vetëm legjenda që janë krijuar. Enveri ishte Sekretar Partie në Presidium, nuk them se nuk ishte në dijeni për disa gjëra që bëheshin, por për mua janë shpifje, legjenda. Unë gjithmonë kështu e kam përfytyruar, që Enveri vendimet më të vështira, si ekzekutimet, i ka bërë si një burrë shteti, i detyruar të bëjë detyrën, por në shpirt, në formim, në ndjenja ai ishte shumë i prekshëm, shumë i ndjeshëm, edhe mund t’i vuante, por ai e kish vendosur dhe ishte kalitur në këtë drejtim.

6- Pres të shkoj pranë Enverit, e kam lënë për shumë kohë vetëm. Por në qoftë se kam jetuar deri tani, nuk kam jetuar për veten time, por kam jetuar veçanërisht për të, për të larë baltën që është hedhur mbi të gjatë gjithë këtyre viteve. Kurse për Enverin, pres që të rehabilitohet Enver Hoxha si udhëheqës i këtij vendi, si burrë shteti, si udhëheqës popullor, i cili bëri që shoqëria shqiptare të ngrihet lartë dhe kam besim se do vijë një ditë që kjo do të bëhet, por unë nuk do të jem atëherë. Sidoqoftë, kam besim tek brezat e rinj të historianëve, qoftë edhe të politikanëve, që do të arrijnë të nxjerrin të vërtetën ashtu siç ka qenë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086255073547363
array(1) { ["section"]=> string(58) "6-batutat-e-nexhmije-hoxhes-qe-do-t-ju-lene-pa-fjale-32081" }