6 djemtë që ngritën në këmbë Pallatin e Kongreseve! Hektori, Bledi, Rezarti, Laerti, Doriani e Edi prekin zemrat e të gjithëve... (Nga skenat e botës direkt në Tiranë- Ç'ndodhi mbrëmë)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:10 14-03-2018 6 djemtë që ngritën në këmbë Pallatin e Kongreseve! Hektori, Bledi, Rezarti, Laerti, Doriani e Edi prekin zemrat e të gjithëve... (Nga skenat e botës direkt në Tiranë- Ç'ndodhi mbrëmë) Nga performanca e balerinëve

“Unë vij nga një fshat afër Tiranës, Preza. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte baleti në fillimet e mia. Shkova të merrja pjesë në konkurrim. Mendova se do kërceja kështu, punë dasmash, siç shkonim nëpër fshat nga një dasëm në tjetrën…”.

Salla e Pallatit të Kongreseve shpërthen në të qeshura. Eshtë pohimi i Hektor Budllës, balerinit që ditën e djeshme performoi në skenën shqiptare me pesë miqtë e tjerë balerinë shqiptare që shkelqejnë në skenat ndërkombëtare.

Hektori, e pa se konkurrimi për në shkollën e baletit nuk ishte punë dasmash. E ditën e djeshme, me partneren e tij, kishte zgjedhur një performancë që mori duartrokitjet e pafundme të spektatorëve.

Eshtë spektakli “Rikthimi I Dallëndysheve”, një spektakël prodhim i Digitalb dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës që solli në skenën shqiptare “dallëndyshet” që kanë shtegtuar në çdo skenë ndërkombëtare.

Bledi Bejleri, tha se moshë të vogël donte të bëhej futbollist. “Kisha qef futbollin. Ndiqja Partizanin. Edhe sot jam tifoz i Partizanit. Por ishte mami, mami donte që të bëhesha balerin”, tha Bledi Bejleri, vellai I gazetares Ilda Bejleri, duke shkaktuar po aq hilaritet në sallë. Bledi performon në Gjermani, po nuk ngurroi të merrte në telefon 5 miqtë e tij për një SHOWsiç duhej në skenën shqiptare, përpara profesorëve të parë që I mësuan ABC-në e kërcimit.

Rezart Stafa, balerini që vjen nga skena e Romës tha se fillimet e veta I kishte në Tiranë. “Vij nga lagja e famshme e rrugës “Bardhyl”. “Dhe meqë isha nga djemtë e rrugës Bardhyl, askush nuk e mendoi që do të merresha me balet, por ja ku jam” tha ai në insertin e përgatitur për koncertin. Dhe në fund të spektaklit, tha se skena i dha shumë emocione. “Herën e fundit që kam qenë në këtë skenë, ka qenë viti 1994, isha balerin në një këngë të festivalit…Mendo çfarë emocioni kam të kthehem sot në vitin 2018”.

Leart Duraku, që vjen nga skena e Monte Carlos, për t’I dhënë fund karrierës së tij si balerin në Pallatin e Kongreseve mes duartrokitjeve të shumta të spektatorëve, e kishte marrë më me sportivitet konkurrimin për në shkollën e baletit.

“Isha duke luajtur me një shok timin poshtë shkollës së baletit. Në një moment ngremë sytë lart në godinën në katin e dytë dhe shifnim shumë vajza aty. Dhe I thashë atij shokut tim: Po ne ç’a bëjmë këtu poshtë. Pse nuk shkojmë aty lart ku ka goca…Punë vajzash me një fjalë…E kështu filloi karriera ime” tregon djali që bëri bujë me pohimin në sallën që e duartrokiste pa fund, edhe pse deklaroi se do ti jepte fund karrierës si balerin.

Dorian Grori dhe Edi Blloshmi, dy balerinët e tjerë të shfaqjes, e kishin më të thjeshtë hyrjen për në Shkollën e Baletit. Që në fillim, me ndërhyrjen dhe insistimin sigurisht dhe të mamave, kishin dashur të behen balerinë dhe ia arritën.

Spektakli

6 çunat e baletit për dy orë e ngritën sallën në këmbë. Temat e zgjedhura nga secili, performanca, harmonia me partneret dhe pjesët e zgjedhura, nuk e lodhën aspak publikun që duartrokiste pa fund.

Ajo që preku zemrat e të gjithëve, ishte performanca e tyre për eksodin e madh të shqiptarëve. Të veshur me të zeza, me nga një valixhe në dorë, balerinët dhe partnere e tyre të rrëngjethnin mishin ndërsa vallëzonin në skenën e errët me ekranet e mëdha që tregonin ikjen e madhe të shqiptarëve. Dhe që dallëndyshet, donin ta rikthenin.

Nuk mungoi kënga e bukur shkodrane, dhe kënga popullore e performuar nga ata. Imazhet e vogëlushëve në kohën e diktaturës, shoqëruar nga edukatoret ne ekran, dhe performance e balerinëve të rritur që risillnim me vallzimin atë kohë, ishte një tjetër performancë e shkelqyer e të gjithëve bashkë.

Nuk kishte vend për panik. Përveçse për sukses dhe duartrokitje. Pse jo, dhe me kërkesën për ta riparë. Por këtë herë, jo në skenë. Në ekranin e Digitalb do të jetë e mundur.

Alban Jaho, drejtues i DIGITALB thotë se gjithçka është realizuar në kohë record dhe është shumë e vështirë për t’I mbledhur e kordinuar të gjithë bashke meqë ata kanë axhendat e tyre. “Por ia dolëm. Ata kanë vetëm 24 orë në Tiranë, dhe performancat që kanë pasur të gjithë bashkë, vetëm pak kohë kishim në dispozicion që të bënin prova” thotë Jaho i emocionuar për suksesin e një spektakli prodhim të Digitalb.

Organizimi

Ndoshta koha e pakët, nuk të jep kohë për një organizim të mirë. Spektakli duhet të fillonte në orën 20.00 në datën 13 mars në Pallatin e Kongreseve. Por një panair mobiljesh, që kishte zënë hyrjen e pallatit të Kongreseve, të linte një ndjesi të keqe. Do me thënë, do të shkonin të gjithë të shihnin balet, por do të futeshin nga skutat anësore të Pallatit. Kjo shkaktoi konfuzion, radhë të gjata, dhe vonesë për mbi një orë të këtij spektakli. Disa detaje të regjisë linin për të dëshiruar.

Por në fund, asgjë nuk e prishi përmbajtjen e Dallëndysheve. Sado që dikush vuajti dhe u shty për të hyrë në sallën e Pallatit të Kongreseve, në fund, doli thjesht I buzeqeshur, I kënaqur, dhe krenar për shqiptarët që shkeqejnë në skenat ndërkombëtare. Sepse ata shkëlqyen edhe në Shqipëri. /NEWSBOMB.AL/

Momente gjatë interpretimit të balerinëve

ap1.jpg

ap2.jpg

ap3.jpg

ap4.jpg

ap5.jpgap6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAZAKONTË në Tiranë, Mercedesi prej guri ‘parkohet’ para 15-katëshit
»
Article Logic
Execution time: 0.004490852355957
array(1) { ["section"]=> string(180) "6-djemte-qe-ngriten-ne-kembe-pallatin-e-kongreseve-hektori-bledi-rezarti-laerti-doriani-e-edi-prekin-zemrat-e-te-gjitheve-nga-skenat-e-botes-direkt-ne-tirane-c-ndodhi-mbreme-113213" }