6 mujori i parë i vitit, borxhi i jashtëm 8 miliardë euro (Qeveria zë pjesën më të madhe)

Publikuar tek: ekonomi, më 14:36 26-12-2017 6 mujori i parë i vitit, borxhi i jashtëm 8 miliardë euro (Qeveria zë pjesën më të madhe)

Shqipëria rezulton me një borxh të jashtëm prej 8 miliardë eurosh, kjo vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Banka e shqipërisë ka bërë një analizë të detajuar për borxhin e jashtëm bruto të vendit tonë. Nga kjo analizë rezulton se borxhi i jashtëm ka rënë me 5 pikë përqindjeje, duke arritur në nivelin 70% të PBB.

Në strukturat e borxht të jashtëm ajo që zë peshën më të madhe është qeveria me 43,2% të totalit, pra 3,4 miliardë euro. Pas qeverisë në marrjen e borxhit renditen kompanitë e invstimeve të huaja, me 22,3% të totalit, për të vijuar nga huatë e korporatave depozituese, borxhi i sektorëve të tjerë dhe ai i autoritetit monetar.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto borxhi i jashtëm qeveritar është me rënie 1.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Raporti ndërmjet borxhit të jashtëm dhe eksporte tona është në nivelin 183.6%, me rënie krahasuar me një vit me pare. Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky tregues është përsëri mbi pragun kritik prej 150%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021613121032715
array(1) { ["section"]=> string(93) "6-mujori-i-pare-i-vitit-borxhi-i-jashtem-8-miliarde-euro-qeveria-ze-pjesen-me-te-madhe-104415" }