6 pikat e nxehta nga ku mund të nisë Lufta e Tretë Botërore në 2017-ën, një shqiptar protagonist

Publikuar tek: bota, më 21:45 30-12-2016 6 pikat e nxehta nga ku mund të nisë Lufta e Tretë Botërore në 2017-ën, një shqiptar protagonist

Shtetet Balltike, Ukraina, Siria, Koreja e Veriut, Tajvani dhe deti i Kinës Jugore janë gjashtë pikat e nxehta nga ku sipas The Sun mund të nisë në 2017-ën Lufta e Tretë Botërore.

Në listë si shkaktarë të kësaj lufte të pretenduar, në krah të Vladimir Putin dhe Kim Jong-un renditet edhe shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri.

The Sun beson se ISIS do të shkatërrohet vitin e ardhshëm dhe militantët europianë që ndodhen sot në Siri dhe Irak do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Kjo sipas medias britanike mund të sjellë një valë të re sulmesh terroriste në shtetet kryesore të Europës dhe rikthimi i Muhaxherit tregon për rrezikun e madh që i kanoset botës.

Një konflikt i Rusisë me vendet Balltike apo Ukrainën është një tjetër parashikim i arsyeshëm që do e çonte botën në luftë. Estonia, Letonia dhe Lituania janë anëtare të NATO-s dhe sulmi rus do konsiderohej menjëherë si sulm ndaj aleancës më të madhe ushtrake.

Kim Jong-un në anën tjetër të botës vazhdon realizimin e ambicies së vendit komunist për të krijuar bombën bërthamore. Veprim i papranueshëm për Korenë e Jugut dhe Japoninë, aleate të SHBA-së.

Tajvani dhe deti i Kinës së Jugut janë dy objektiva të rëndësishëm për qeverinë e Pekinit, por që prej dekadash përballet me bllokadën e Uashingtonit. Ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, një anti-kinez, do shtojë përplasjet mes dy vendeve. 

Screenshot_10.png

*Lavdrim Muhaxheri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053550958633423
array(1) { ["section"]=> string(101) "6-pikat-e-nxehta-nga-ku-mund-te-nise-lufta-e-trete-boterore-ne-2017-en-nje-shqiptar-protagonist-64266" }