6 projektet rrugore më të rëndësishme të shpallura me koncesion nga qeveria

Publikuar tek: ekonomi, më 17:46 02-12-2016 6 projektet rrugore më të rëndësishme të shpallura me koncesion nga qeveria

Qeveria shqiptare ka planifikuar të ndërtojë 6 projekte kryesisht të infrastrukturës rrugore me koncesion të formës Partneritet-Publik-Privat.

Sipas planit të Ministrisë, këto projekte do të ndërtohen nëpërmjet financimit publik-privat deri në vitin 2020, por në rast se nuk gjenden partnerë në investime dhe financime, ato do të shtyhen.

Gjithashtu, në rastin e forcave madhore dhe të një krize ekonomike në Shqipëri ose në Ballkanin Perëndimor apo BE, plani i investimeve të parashikuara në rrugë do të ripërshtatet për pas vitit 2020, ka argumentuar Ministria e Transportit në lidhje me planin 4-vjeçar të investimeve në rrugë sipas formës me Partneritet Publik–Privat, raporton Monitor.

Objektet e infrastrukturës rrugore të programuara për t’u ndërtuar me koncesion deri më 2020:

1-Dyfishimi i segmentit të rrugës Fushë-Krujë-Thumanë

2-By-pass-i i Tiranës

3-Ndërtimi i by-pass-eve të Tepelenës, Elbasanit, Lezhës dhe Gjirokastrës

4-Përfundimi i urës dhe Tunelit në Morinë–Kukës

5-Dyfishimi i rrugës Milot-Rrëshen

6- Projektimi i detajuar për ndërtimin e segmentit të Rrugës së Arbrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021393060684204
array(1) { ["section"]=> string(81) "6-projektet-rrugore-me-te-rendesishme-te-shpallura-me-koncesion-nga-qeveria-61387" }