6 pyetjet e Gjergj Bojaxhi për Erion Veliajn

Publikuar tek: politike, më 15:37 26-05-2015 6 pyetjet e Gjergj Bojaxhi për Erion Veliajn

Kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi, përveçse i është përgjigjur akuzave të kandidatit të majtë Erion Veliaj, i ka drejtuar këtij të fundit edhe disa pyetje. Gjashtë janë pyetjet e Bojaxhi për Veliajn, pyetje të cilave kandidati i pavarur i është përgjigjur edhe vetë.

1. A do të anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës. Zoti Veliaj nuk ka nevojë as për referendum, pasi mund ta anullojë me një firmë të thjeshtë të Kryeministrit Rama, me të cilin premton se do të bashkëqeverisë Tiranën.

2. A do ta lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, leje që ndodhet në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë? Unë nuk do ta firmos këtë leje.

3. A do të lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Universitetin e Arteve? Unë nuk do t’i lejoj.

4. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda? Unë nuk do t’i lejoj.

5. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin në fillim të digës së liqenit (sot parkim)? Unë nuk do t’i lejoj.

6. A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar e të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit? Unë nuk do t’i lejoj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama- banorit në Kuçovë: Po t’i kishe bërë fëmijët përnjëherë do më kishe kapur mat
Takimi Meta-Zannier: Vullnet për zgjedhje të lira »
Article Logic
Execution time: 0.023369073867798
array(1) { ["section"]=> string(50) "6-pyetjet-e-gjergj-bojaxhi-per-erion-veliajn-12014" }