6-vjeçari i varur në pemë, policia e Elbasanit shoqëron 3 persona, mes tyre edhe i ati

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 14-02-2018 6-vjeçari i varur në pemë, policia e Elbasanit shoqëron 3 persona, mes tyre edhe i ati

Policia e Elbasanit ka reaguar dhe ka shoqëruar 3 persona lidhur me një video që ka qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale.

Mes të shoqëruave është edhe i ati i fëmijës 6 vjeç, ndërsa ka sqaruar se kjo video është bërë disa vite më parë dhe ka qenë një formë shakaje.

“Lidhur me publikimin e një fotoje në rrjetet sociale e më pas në media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale” Keqtrajtimi i të miturit””, sqaron policia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Borë dhe reshje shiu në gjithë territorin, cilat janë rrugët e bllokuara që duhet të shmangen
Ç’ka ndodhur gjatë natës pranë TEG-ut, sot dy zona janë pa energji elektrike në Tiranë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.020359039306641
array(1) { ["section"]=> string(91) "6-vjecari-i-varur-ne-peme-policia-e-elbasanit-shoqeron-3-persona-mes-tyre-edhe-i-ati-110209" }