60 socialistë kundërshtojnë Ramën: E ke kthyer partinë në çifligun tënd! Reagon edhe Berisha

Publikuar tek: politike, më 12:10 25-01-2016 60 socialistë kundërshtojnë Ramën: E ke kthyer partinë në çifligun tënd! Reagon edhe Berisha

Një grup socialistësh janë mbledhur para selisë së Partisë Socialiste sot paradite duke kundërshtuar ashpër kreun e tyre dhe kryeministrin Edi Rama.“Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij’’, kanë deklaruar socialistët. Sipas asaj që kanë thënë janë pjesë e lëvizjes ‘’Çohuni socialistë’’.

“ Prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje’’, kanë pretenduar socialistët duke kërkuar riorganizimin e plotë të partisë.

Shkëlqim Meta, përgjegjësi për çështjet organizative në PS në Njësinë Nr.5 në Tiranë, ka qenë njëri prej atyre që ka kundërshtuar Ramën.

‘’Ky vend do shkojë drejt greminës. Do kërkojmë mocion mosbesimi ndaj Ramës’’, ka deklaruar Meta.

Nuk është hera e parë që Meta kundërshton PS-së, edhe në korrik, ai ka kundërshtuar deputetin Majko për emërimin në krye të PS-së për këtë njësi të Anila Shehut.

shkelqimmeta

Shkëlqim Meta

Pas kësaj proteste ka reaguar menjëherë edhe ish-kryeministri Berisha, duke thënë se Meta i ka çarë partinë Ramës. Grupi i protestuesve, sipas Berishës nuk ka lidhje me ‘’LMN’’-në apo ‘”Syrizën e Blushit’’.

''Meta i çan partine Edi Rames. Organizon proteste para selise se PS!

Te dashur miq, sot ne mengjes nje grup i madh socialistesh, me teser te PS ne dore, ne nje rast te paprecedente organizuan nje proteste para selise se kesaj partie me kerkesen per largimin e Edi Rames, i cili sipas tyre po shkaterron PS, e ka kthyer ate ne nje çiflig te tij, po ben baterdine me vjedhjet ne tendera se bashku me ministrat e tij, dhe prej tre vitesh ka shtyre dhe nuk zhvillon zgjedhjet ne PS.

Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish-kandidati per kryetar i PS z. Shkelqim Meta.

Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrjedaljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS.

Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij, ne te vertete Meta po i çan Rames partine!! Sb’’, ka thënë Berisha.

{gallery}PSproteste{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri raporton për projektligjin e Sigurisë, Dogjani e kundërshton: Ministri thotë kemi më pak vrasje, përse i duhen kamerat?!
Basha emëron Alizotin në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë »
Article Logic
Execution time: 0.023838996887207
array(1) { ["section"]=> string(96) "60-socialiste-kundershtojne-ramen-e-ke-kthyer-partine-ne-cifligun-tend-reagon-edhe-berisha-30871" }