600 mijë pensionistë marrin shpërblim, përfitojnë edhe mjekët, mësuesit dhe të përndjekurit

Publikuar tek: politike, më 08:13 16-12-2015 600 mijë pensionistë marrin shpërblim, përfitojnë edhe mjekët, mësuesit dhe të përndjekurit

Qeveria duket se do të përsërisë edhe këtë vit skemën e vjetshme të shpërblimeve për pensionistët dhe administratën.

Edhe skema e shpërblimit të pensionistëve duket se do të jetë e njëjtë me atë të vjetshme. Qeveria socialiste në vitin e parë të qeverisjes së saj ndau 3 mijë lekë për pensionistët kryefamiljarë dhe 2 mijë lekë për pensionistët e tjerë. Kështu, familjet e përbëra nga dy pensionistë morën 5 mijë lekë shpërblim. Këto janë rreth 88 mijë familje pensionistësh, që aktualisht marrin edhe 640 lekë kompensim për energjinë elektrike. Shtresa tjetër ishte personat me aftësi të kufizuara. Për këto kategori shpërblimi ishte 3 mijë lekë.

Administrata

Sipas deputetit të PS-së, qeveria duhet të ndjekë të njëjtën skemë për shpërblimin e administratës. Një vit më parë administrate nuk mori shpërblim për festat. Qeveria ndau vetëm për mësuesit e 10 shkollave më të mira sipas renditjes së maturës shtetërore. Këta mësues morën 40 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë që familjet e policëve të rënë në krye të detyrës morën 10 mijë lekë shpërblim.  Për mjekët u ndanë 40 mijë lekë shpërblim, por vetëm për ata që punuan në tre shërbimet më të mira. /Panorama/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramën nuk e ‘mbajnë nervat’ në Shkodër, i bërtet socialistit: Mbylle gojën
Shpërthen gjenerali kundër Ramës te statusi i Berishës: Po për Frrokun, Ndokën, Lutajn... a e dinte kryerilindasi? »
Article Logic
Execution time: 0.018404960632324
array(1) { ["section"]=> string(95) "600-mije-pensioniste-marrin-shperblim-perfitojne-edhe-mjeket-mesuesit-dhe-te-perndjekurit-27877" }