61 kryebashkiakët në takim me Ramën, 3 porositë e kryeministrit dhe kompetencat që i kalojnë bashkive

Publikuar tek: politike, më 10:56 08-09-2015 61 kryebashkiakët në takim me Ramën, 3 porositë e kryeministrit dhe kompetencat që i kalojnë bashkive Kryeministri Rama dhe ministri Bledi Çuçi

31 kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë takuar me kryeministrin Rama. Gjatë takimit me ta, kryeministri vuri theksin te disa përparësi të qeverisë ndërsa ministri i Çështjeve Vendore shpjegoi disa nga kompetencat që do i kalojnë bashkive, me ndarjen e re territoriale.

“Së pari: Reformën e ujit. Së dyti domosdoshmërinë që ne dhe ju për interes të përbashkët jo vetëm politik apo thjesht për arsye përgjegjsish por edhe për arsye financash duhet ta zhvillojmë së bashku, luftën ndaj informalitetit

Së treti, asnjë takim pune nuk mbaron me ëmbëlsirë në fund, siç ndodh në darka e dreka, borxhet ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë”, porosit Rama 61 kryetarët e bashkisë.

Menjëherë pas tij fjalën e mori ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, i cili u shpjegoi vendorëve edhe kompetencat e reja që do u kalojnë atyre, ku ndër të tjera listoi: arsimimin parashkollor, rrjetin e zjarrfikseve, fondin e ndihmës ekonomike, pyjet e kullotat", që të gjitha në përgjegjësi të vendorëve.

Kryeministri sakaq, vlerësoi maksimalisht punën e ministrit dhe tha se e vlerësonte gjithë trysninë e punës që ai ka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi: Dekriminalizimi për kredo politike, dorëheqja e Ndokës i shërben edhe partisë. Për Prengën të heshtim
Rama takim me 6 ambasadorë në Kryeministri, mes tyre Donald Lu »
Article Logic
Execution time: 0.022315979003906
array(1) { ["section"]=> string(106) "61-kryebashkiaket-ne-takim-me-ramen-3-porosite-e-kryeministrit-dhe-kompetencat-qe-i-kalojne-bashkive-20253" }