613 kg kokainë në Durrës, sekuestrohen llogaritë bankare të “Arbi Garden”. Ja shuma që u gjet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:44 12-07-2018 613 kg kokainë në Durrës, sekuestrohen llogaritë bankare të “Arbi Garden”. Ja shuma që u gjet

Policia e Shtetit ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë Arbi Gardhen dhe Ecoalmax, në pronësi të Arbër Çekaj, i dyshuari kryesor si importues 613 kilogram kokainë të kapur pak kohë më parë në Portin e Durrësit.

Në total janë sekuestruar rreth 38 mijë euro dhe mbi 10 milion lekë të reja, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

"Forca e Ligjit", sekuestrohen llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot protesta për Teatrin drejt Presidencës, por pamjet me DRON zhgënjejnë pritshmëritë (FOTO)
Artan Hoxha plas 'BOMBËN': Policia kthen mbrapsht denoncimet, ja rasti TRONDITËS që FSHEHËN (I thotë me EMRA) »
Article Logic
Execution time: 0.0043599605560303
array(1) { ["section"]=> string(96) "613-kg-kokaine-ne-durres-sekuestrohen-llogarite-bankare-te-arbi-garden-ja-shuma-qe-u-gjet-127702" }