63.8 mln euro për zhvillimin urban e turizmin për 4 bashki në jug të vendit

Publikuar tek: ekonomi, më 19:58 02-02-2017 63.8 mln euro për zhvillimin urban e turizmin për 4 bashki në jug të vendit

Kuvendi pritet të ratifikojë marrëveshjen e kredisë 63.8 milion euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim që do të përdoret në funksion të zhvillimi urban dhe turizmit.

Objektivat e projektit janë përmirësimi i infrastrukturës urbane, përmirësimi i aseteve turistike dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur zhvillimin e ekonomive lokale të lidhura me turizmin, në zonat e përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Projekti, i cili parashikohet të zbatohet në një afat prej 5 vjetësh, do të konsistojë në 4 pjesë; zhvillimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi dhe përmirësimi i zonave turistike, zhvillimi i tregjeve dhe produkteve turistike dhe mbështetje për zbatimin e projektit.

Përfitues kryesorë nga ky projekt do të jenë bashkitë në jug të vendit si Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Përmeti.

Në kuadër të implementimit të politikave të zhvillimit rajonal, qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar (Zona Vlorë-Sarandë), si dhe zonën më në brendësi (Berat-Gjirokastër-Përmet), si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe rrjedhimisht edhe atë kombëtare. /RTv Skan

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025919914245605
array(1) { ["section"]=> string(81) "63-8-mln-euro-per-zhvillimin-urban-e-turizmin-per-4-bashki-ne-jug-te-vendit-67519" }