64.9 milionë euro subvencionim për koncesionarin e “Rrugës së Kombit” me para nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:52 17-01-2017 64.9 milionë euro subvencionim për koncesionarin e “Rrugës së Kombit” me para nga buxheti i shtetit

Qeveria shqiptare do t’i subvencionojë 64.9 milionë euro konsorciumit “Catalyst” që do të administrojë me koncesion rrugën e Kombit.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ku theksohet se kjo pagesë do të bëhet në 13 vitet e para të kontratës në formën e pagesës direkte nga buxhetit i shtetit, si kompensim për trafikun e munguar në autostradë.

Kjo pjesë e rëndësishme e kontratës që kaloi në mungesë të plotë të transparencës nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare i ngarkon qytetarët me një taksë të dyfishtë raporton Monitor.

Së pari taksa do të paguhet në mënyrë të drejtpërdrejte nga përdoruesit e rrugës dhe së dyti do të paguhet nga të gjithë takspaguesit shqiptare pasi 4-5 milionë euro nga taksat e tyre do ti paguhen koncesionarit ne një vit fiskal, i cili në vërtete nuk ka asnjë angazhim për të plotësuar investimet e paplotësuara në aks, por vetëm do të realizojë mirëmbajtje rutinë.

Komisioni i Prokurimit Publik anuloi vendimin që shpalli turqit fitues duke lënë  fitues automatikisht kompaninë e dytë në garë Catalyst, vendim që u ankimua sërish nga Ministria e Transporteve. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro. Investimi fillestar i propozuar është në shumën 43,409,518 euro dhe investimi në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088550090789795
array(1) { ["section"]=> string(103) "64-9-milione-euro-subvencionim-per-koncesionarin-e-rruges-se-kombit-me-para-nga-buxheti-i-shtetit-65800" }