7 batutat e Ramës gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE

Publikuar tek: politike, më 20:02 15-05-2015 7 batutat e Ramës gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Rama ka bërë një analizë të 18 muajve qeverisje, duke thënë se është bërë shumë punë për rimëkëmbjen e vendit por ende ka shuum për të bërë duke u shprehur i bindur se qeveria është në rrugën e duhur. Por gjatë fjalës së tij nuk munguan as batutat.

“Falënderoj të pashtershmin Nard Ndoka”.

Kështu ka preferuar ta quajë Rama kreun e demokristianëve, gjatë falënderimit të të gjithë aleatëve të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

“Ujsjellsin këta e duan vetëm për një gjë. Për të nxjerrë punonjësit e tyre në protestë, se për ujë…mazalla”.

Duke folur për dështimet, sipas tij,  të bashkiakëve të Partisë Demokratike, Rama zgjodhi shembullin e ujësjellsit.

“Këta dy lloje transportesh kanë, o furgon që të nxjerr shpirtin, ose tram që nuk vjen kurrë”.

Duke ju referuar PD-së, këtë batutë Rama tha gjatë analizës së punës të Ministrisë së Transporteve.

“Saliu mbante rekordin me gropën e Hajdinit, Basha e theu rekordin me gropën te Liqeni”.

Është shprehur Rama teksa ka ironizuar Lulzim Bashën si kryetar bashkie.

“Nuk e diskutoj fare që Hasani është drejtimi i duhur për Kukësin”.

Pasi të gjithë kandidatët i ka prezantuar njësoj, për kandidatin Hasan Halilaj, Rama është shprehur mëse i vendosur.

“Mes gjithë këtyre grave dhe gjithë atyre burrave që kanë parballë, turp kush zgjedh burrin”.

Kryeministri Rama u shpreh se ndihet krenar nga kandidaturat e femrave në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Kur ishte ministër i Transportit, Lulzim Bashës i ikën në drejtim të paditur mbi 200 mln euro kur ndërtohej Rruga e Kombit; kur ishte ministër i Jashtëm i ikën në drejtim të paditur qindra km katrorë det i Shqipërisë”.

Sipas Ramës, për këto do të mbahet mend kreu i PD, Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elvira Dones, e zgjedhura e Ramës si drejtoreshë e përgjithshme e RTSH
Rama: Lasgushi do zgjidhte Dianën, atij të PD-së do i lëshonte qenin »
Article Logic
Execution time: 0.025829076766968
array(1) { ["section"]=> string(67) "7-batutat-e-rames-gjate-prezantimit-te-61-kandidateve-te-ashe-11268" }