7 gjeste me dorë që do t’ju bëjnë të dukeni një intelektual i vërtetë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:48 29-04-2015 7 gjeste me dorë që do t’ju bëjnë të dukeni një intelektual i vërtetë

Më siguri që i keni parë patjetër diku. Ndoshta në një leksion në universitet, në një “talk-show” apo në ndonjë fjalim në Parlament. Dikush që po shpjegon disa lidhje të rëndësishme historike, një teori arti apo shkencën e progresit njerëzor.

Dora ngrihet përballë, gishtat përthyhen lehtësisht duke formuar një hapësirë konike. Kjo është “Dialektika” një prej gjesteve të dorës që duhet të zotëroni për tu bërë një udhëheqës i vërtetë i mendimit.

“Pastrimi i raftit” është një tjetër gjest që përfshin të dyja duart, duke lëvizur mënjanë librat në një raft imagjinar dhe më pas me shpejtësi kryen të njëjtin gjest por nga krahu i kundërt. Kjo përdoret për të shpjeguar hierarkitë.

Për të kryer “rrotullimin kritik” thjesht rrotulloni dorën tuaj kundër akrepave të orës por me shpejtësi ndaj audiencës. Përshpejtojeni dhe përsëriteni derisa të shpalosni idetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039469957351685
array(1) { ["section"]=> string(74) "7-gjeste-me-dore-qe-do-t-ju-bejne-te-dukeni-nje-intelektual-i-vertete-9963" }