7-mujori, OSHEE: Rriten arkëtimet, ulen humbjet dhe borxhi i keq

Publikuar tek: ekonomi, më 15:43 21-08-2017 7-mujori, OSHEE: Rriten arkëtimet, ulen humbjet dhe borxhi i keq

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) publikon treguesit operativ të aktivitetit të 7-Mujorit 2017. Të dhënat krahasimore me të njëjtën periudhë të një viti më parë tregojnë për vazhdimësinë e ecurisë pozitive në drejtim të rritjes së arkëtimeve dhe reduktimit të nivelit të humbjeve.

 Për periudhën Janar-Korrik 2017, OSHEE ka rritur me 4.2% arkëtimet nga faturat e energjisë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke mbledhur 37.1 miliardë lekë. Rritja e nivelit të arkëtimit vjen si rezultat i ndërgjegjësimit të konsumatorëve për të shlyer detyrimet brenda afateve kontraktuale. Norma e arkëtimit ndaj faturës pararendëse është rritur me 3.6% duke arritur në 98.8%. Theksojmë se 4 vjet më parë ishte rreth 73%!

Sasia e energjisë së shitur rezulton me një rritje në masën 2.9% çka është bërë e mundur nga rritja e kontrolleve në terren dhe ulja e abuzimit.

OSHEE vazhdon të ulë gjithashtu edhe nivelin e humbjeve (teknike dhe jo teknike) në rrjet. Falë investimeve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët, humbjet për 7-Mujorin 2017 kanë arritur në 28.1% çka përbën 0.5% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2016.

Ecuria pozitive vihet re edhe në treguesin e reduktimit të nivelit të borxhit të keq i cili në fund të Korrikut 2017 ka zbritur në 49.7 miliardë lekë (pa kamatat).  Më parë, ky borxh i krijuar në periudhën 2007-2014 arrinte në 67.8 miliardë lekë.

Nënvizojmë se, si për Arkëtimet, ashtu dhe për nivelin e Humbjeve, siç paraqitet nga tabela më poshtë, OSHEE ka tregues negativë në muajin Qershor, kur administrohej përkohësisht nga drejtorit teknik.

Nënshkrimi i aktmarrëveshjeve me abonentët debitorë, për pagesat me këste të detyrimeve, ka ndikuar pozitivisht në bilancin e kompanisë. Deri në më tani, janë rreth 390 mijë aktmarrëveshje të lidhura mes OSHEE dhe abonentëve familjar dhe privat, ku fal pagesës së borxheve me këste, kemi një reduktim të detyrimeve për 7-Mujorin 2017 me afro 1.7 miliardë lekë.

 Ecuria krahasimore e nivelit të humbjeve

 7-Mujori 2013

45.1%

 7-Mujori 2014

39.8%

7-Mujori 2015

32.1%

7-Mujori 2016

28.6%

7-Mujori 2017

28.1%

 Ecuria krahasimore e nivelit të arkëtimeve

7-Mujori 2013

22.1 miliardë lekë

7-Mujori 2014

26.4 miliardë lekë

7-Mujori 2015

39.4 miliardë lekë

7-Mujori 2016

35.6 miliardë lekë

7-Mujori 2017

37.1 miliardë lekë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031866073608398
array(1) { ["section"]=> string(67) "7-mujori-oshee-rriten-arketimet-ulen-humbjet-dhe-borxhi-i-keq-89734" }