7-vjeçarja nga Aleppo i shkruan Trump, ja letra prekëse që përloti botën

Publikuar tek: bota, më 08:25 25-01-2017 7-vjeçarja nga Aleppo i shkruan Trump, ja letra prekëse që përloti botën

7-vjeçarja nga Aleppo, Bana Alabed e cila tashmë është e njohur botërisht për raportimin e saj nga Aleppo në Tëitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

“Ti duhet të bësh diçka për fëmijët nga Siria, sepse ata janë si fëmijët e tu dhe meritojnë paqe, ashtu si ju”, ka shkruar vogëlushja.

Bana është evakuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë, dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi.

Nëna e saj, Fatemah ka thënë se vajza e saj e ka shkruar letrën pak ditë para se Trump të inaugurohej si president i SHBA-së, pasi ajo e kishte parë atë shumë herë në televizion.

Më poshtë është letra e saj e plotë:

I dashur Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një 7- vjeçare nga Siria, nga Aleppo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Aleppo isha në shkollë por ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tani mund të luaj dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe ju.

Megjithatë, miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, unë do të jem mikja jote e re.

Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0295729637146
array(1) { ["section"]=> string(77) "7-vjecarja-nga-aleppo-i-shkruan-trump-ja-letra-prekese-qe-perloti-boten-66576" }