70 vjetori/ Partizani rikthen stemën e komunistëve në fanellë

Publikuar tek: sport, më 17:00 31-03-2016 70 vjetori/ Partizani rikthen stemën e komunistëve në fanellë

Me rastin e 70 vjetorit të krijimit të klubit, drejtuesit e Partizanit kanë përzgjedhur stemën e re që do të vendoset në fanella deri në përfundimin e sezonit. Partizani ka vendosur të rikthejë stemën e vitit 1946, të përzgjedhur nga komunistët, që është ylli me pesë cepa dhe brenda tij gërma “P”.

Një vendim i tillë është marrë ditët e fundit nga numri një i klubit të kuq dhe skuadra do të zbresë në fushë me fanellat e reja që në ndeshjen ndaj Laçit, shkruan Panorama Sport.

Burime pranë klubit kanë bërë me dije se uniforma ka shkuar për stampim dhe është pothuajse gati për këtë përballje, ndërsa do të përdoret deri në fund të sezonit nga ana e ekipit. Uniforma do të jetë tërësisht e kuqe dhe te të mbathurat do të ketë dy shirita të bardhë, ndërsa ylli dhe germa “P” do të jenë në ngjyrë të verdhë. Ndërsa numrat e lojtarëve do të jenë të stampuar me ngjyrë të bardhë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas golit me kombëtaren, Rey Manaj largohet drejt Italisë, ka disa fjalë për Shqipërinë
Pas Luksemburgut dhe Austrisë, Kombëtarja Shqiptare zhvillon miqësoren e rradhës »
Article Logic
Execution time: 0.41035604476929
array(1) { ["section"]=> string(66) "70-vjetori-partizani-rikthen-stemen-e-komunisteve-ne-fanelle-36526" }