720 milionë lekë për “makiazh urban”, reagon qeveria: Jemi të ndershëm. Si u dhanë lekët e kush fitoi tenderin

Publikuar tek: politike, më 13:12 09-01-2016 720 milionë lekë për “makiazh urban”, reagon qeveria: Jemi të ndershëm. Si u dhanë lekët e kush fitoi tenderin Foto e perdorur nga agjencia Hashtag per tenderin e \"imazhit urbanistik\"

Një tender për imazhin dhe “kozmetikën” e planifikimit të territorit në republikën e Shqipërisë, me një fond prej rreth 720 milionë lekësh, denoncuar nga hashtag.al, ka sjellë reagimin e qeverisë për tenderin. 

Kështu, hashtag.al denoncoi se me fondin e dhënë, dhe të ndarë në dy këste, siç rezulton nga dokumentacioni, njëri nga këstet e parave i lëvruar në 18 dhjetor dhe një tjetër në 31 dhjetor të vitit të kaluar, (pra pa u djegur fondet e buxhetit të shtetit për të kaluar në vitin pasardhës), janë organizuar vetëm 5 konferenca në qytete të ndryshme të planifikimit urban, dhe gati 20 spote televizive.

Tenderin prej 720 milionë lekësh e ka fituar kompania Kube Studios, pronë e djalit të dy njerëzve të njohur në botën e artit, Pali dhe Zirina Kuke.

Edhe pse kompania ka marrë të gjitha paratë paradhënie, portali transparenca.al i qeverisë sqaron se projekti i përket periudhës nëntor 2015- shtator 2016. “Do të jepen 27 spote me kohëzgjatje 82 mijë sekonda televizive dhe 46.800 sekonda radiofonike. Kështu, koha për transmetimin e spoteve përfshihet mes të tjera në buxhetin e përcaktuar për platformën”, thuhet në njoftimin sqarues të qeverisë.

FAKSIMILE TRANSAKSIONI THSAR

“Për sa i përket garës për përzgjedhjen e kompanisë fituese, procesi është zhvilluar i hapur dhe fituesi është përzgjedhur sipas ofertës teknike më të mirë dhe ofertës ekonomike më të ulët, mes ofertave të prezantuara, konform bazës ligjore. Ndërkohë që ky fond nuk është aspak “i dyshimtë” pasi çdo veprim është bazuar në ligjet e shtetit shqiptar dhe procedurave transparente” argumenton qeveria.

Prej muajsh qeveria shqiptare është vënë nën akuzë nga media dhe komuniteti i shoqërisë civile për mënyrën sesi harxhon paratë e taksapaguesve shqiptarë për “makiazh” të aktiviteteve të saj dhe jo për veprime konkrete. Dhe 720 milionë lekë për spotet e planifikimit të territorit, mund të ishin përdorur shumë mirë edhe në sektorë të tjerë, aq më tepër që dëgjesat e planifikimit të territorit, duhet ti përkasin specialistëve.

Qeverisja e PS e kishte kritikuar këtë praktikë të mëparshme, bërë nga demokratët kur ishin në pushtet, duke deklaruar se të tilla praktika nuk do të ekzistonin më. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu nxjerr gafat e draftit për ndryshimet kushtetuese, por bie dakort me Ramën në një pikë
Flet eksperti për reformën në drejtësi: Do të ketë një draft, por ndoshta me disa opsione »
Article Logic
Execution time: 0.051899194717407
array(1) { ["section"]=> string(111) "720-milione-leke-per-makiazh-urban-reagon-qeveria-jemi-te-ndershem-si-u-dhane-leket-e-kush-fitoi-tenderin-29535" }