73 mijë dollar për aeroportin e ri të Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 20:41 08-04-2017 73 mijë dollar për aeroportin e ri të Shqipërisë

Pas nisjes së studimit për të ndërtuar një aeroport në Vlorë, qeveria ka shpallur thirrjen për të bërë një projekt i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të një aeroporti në qytetin e Korçës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit  ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike kërkesën  dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria “One Billion Euro Project” , të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik – privat.

Kryeministri Rama ka lajmëruar disa ditë më parë se janë disa kompani serioze që po kërkojnë të investojnë në fushën e aeroporteve në Shqipëri.

Muaji prill shënon dhe 1 vjetorin e heqjes së ekskluzivitetit të ajrit për konçesionarin e Rinasit, gjë e cila do t’i mundësojë Shqipërisë të ndërtojë aeroporte të reja dhe të ulen çmimet e biletave, por deri më sot asnjë aeroport i ri nuk është hapur, edhe pse shpresat e para të qeverisë ishin për të vënë në punë atë të Kukësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040782928466797
array(1) { ["section"]=> string(54) "73-mije-dollar-per-aeroportin-e-ri-te-shqiperise-74547" }