75 vjet nga çlirimi i Skraparit, Meta: Të gjithë të bashkuar rreth vlerave të L.A.N.Ç

Publikuar tek: kulture-art, më 12:55 05-09-2017 75 vjet nga çlirimi i Skraparit, Meta: Të gjithë të bashkuar rreth vlerave të L.A.N.Ç

Presidenti i Ilir Meta ishte sot i pranishëm dhe mori pjesë në ceremonitë festive e përkujtimore të 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit.

Pasi vizitoi “Varrezat e Dëshmorëve” dhe Muzeun e Rrethit, Presidenti Meta u shpreh para të pranishmëve të shumtë: autoriteteve vendore, veteranëve dhe banorëve të mbledhur në Sheshin “Riza Cerova”: “Kjo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë e shënuar për të gjithë popullin tonë. Çlirimi i Skraparit ishte një ngjarje historike që ndodhi vetëm pak ditë para mbajtjes së Konferencës së lavdishme të Pezës.”

Duke vazhduar më tej në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta theksoi se: “5 shtatori shënoi një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej. Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke i dhënë vendit 300 dëshmore. Populli i Skraparit nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat dhe heroizmat e patriotëve të tij.”

Presidenti Meta shtoi më tej se “Në Skraparin e çliruar u mbajt gjithashtu Kongresi i parë i Rinisë antifashiste. Prandaj sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, rreth vlerave më të mira të Lirisë e të Atdhedashurisë.” 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal, zhduken 96 piktura nga Galeria e Arteve
Amaneti i fundit i Dritëro Agollit për Akademinë e Shkencave »
Article Logic
Execution time: 0.012396812438965
array(1) { ["section"]=> string(89) "75-vjet-nga-clirimi-i-skraparit-meta-te-gjithe-te-bashkuar-rreth-vlerave-te-l-a-n-c-91236" }