762 mijë euro gjobë për Chelsea dhe Tottenham pas incidenteve në ndeshje

Publikuar tek: sport, më 21:32 16-05-2016 762 mijë euro gjobë për Chelsea dhe Tottenham pas incidenteve në ndeshje

Chelsea dhe Tottenhami janë gjobitur respektivisht me 476.000 euro dhe 286.000 euro pas incidenteve të ndodhura mes te dy klubeve londineze me 2 maj, bëri të ditur të hënën Federata Angleze.

Gjatë derbit ka patur përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve të ekipeve, deri në dhunë fizike, ndërkohë që Chelsea duhej të barazonte rezultatin kur ishte në humbje 2-0 (2-2) ndaj Tottenham në Stamford Bridge, një rezultat që shpalli kanmpion Leicester.

Të dy klubet janë ndëshkuar pasi “nuk kanë patur nën kontroll lojtarët dhe anëtarët e stafeve drejtuese”, saktësoi Federata.

Derbi londinez përfundoi me një bilanc të habitshem: 12 lojtarë të ndëshkuar me kartona të verdhë, 9 për Tottenham, një rekord në Premierlige dhe 3 për Chelsea-n.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare: Xhaka nënshkruan me Arsenalin
Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë, “Ballistët” spektakël në tribuna »
Article Logic
Execution time: 0.026850938796997
array(1) { ["section"]=> string(78) "762-mije-euro-gjobe-per-chelsea-dhe-tottenham-pas-incidenteve-ne-ndeshje-40639" }