78 deputetë ndryshojnë Arsimin e Lartë në Shqipëri, ligji i plotë

Publikuar tek: politike, më 08:41 22-07-2015 78 deputetë ndryshojnë Arsimin e Lartë në Shqipëri, ligji i plotë

Dje u miratua në Kuvend Ligji për Arsimin e Lartë. Ligji kaloi vetëm me votat e maxhorancës, 78 deputetë e votuan “Pro’’, ndërkohë që opozita e kundërshtoi dhe nuk mori pjesë në votim.  Por çfarë reforme do të sjellë ky ligj në arsim?

Pedagogë dhe studentë e kanë kundërshtuar ligjin, duke thënë se ai do të shkatërrojë sistemin e lartë arsimor dhe do të fusë në borxhe përjetë studentin, por kryeministri Edi Rama e cilësoi dje nga foltorja e Kuvendit një reformë historike, që do bëhet me revolucion.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla përmendi pedagogët e nderuar sipas saj, që ishin pjesë e komisionit hartues të ligjit, kryesuar nga Arjan Gjonça, tre profesorë të universiteteve private, gjashtë profesorë të publikut dhe një nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Ndryshimet bazë që parashikon ligji kanë të bëjnë me: mënyrën e financimit të universiteteve, shndërrimin e universiteteve publike dhe atyre private në institucione të Arsimit të Lartë duke ‘’luftuar’’ për performancë dhe për të marrë sa më shumë studentë,  studenti do ta financojë vetë studimin dhe nëse do ketë më tej një rritje të tarifës së shkollimit që do të vijë për shkak të nevojës së universitetit për të përballuar shpenzimet, do të mundë të marrë kredi studentore, bursat për ekselentët, për degët prioritare dhe të varfërit do të vazhdojnë dhe do të ndryshojë struktura se si do të menaxhohen e kontrollohen universitetet, ku hyn në lojë Bordi i Administrimit dhe agjencitë.

LEXO NE FUND TË PLOTË LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË

LEXO EDHE: VOTOHET ME 78 VOTA PRO TE MAXHORANCES LIGJI PER ARSIMIN E LARTE

RAMA: HISTORIKE REFORMA NE ARSIM. KY ESHTE REVOLUCION

TABAKU_NIKOLLES: PROJEKTLIGJI ESHTE KLIENTELIST, NIKOLLA: KUSH JANE KLIENTELISTET, HARTUESIT E LIGJIT?

RAMA DHE VOKSHI KONSULTOHEN NE AMBJENTET E KUVENDIT, BRAÇE I PAPERMBAJTSHEM NE REAGIM

NIKOLLA ULET PRANE BERISHES, TENTON T'I MBUSHE MENDJEN

FUGA KERKON DURIM: LIGJI DO FALIMENTOJE PUBLIKUN DHE PRIVATIN

PUBLIKOHET AUDIOREGJISTRIMI KU BASHKESHORTI I MINISTRES NIKOLLA KUNDERSHTON NJE PJESE TE LIGJIT PER ARSIMIN E LARTE

PALOKA PUBLIKON AUDIOREGJISTRIMIN NE KUVEND: DEKANI LIGOR NIKOLLA KUNDERSHTON PROJEKTLIGJIN E BASHKESHORTES SE TIJ

CILET JANE HARTUESIT E PROJEKTLIGJIT PER ARSIMIN E LARTE, NGA ARJAN GJONÇA TE ARDIAN CIVICI

NE KUVEND NIS SEANCA PER ARSIMIN E LARTE, STUDENTET NE PROTESTE: FILLIMI I FUNDIT TE KESAJ QEVERIE MATRAPAZESH

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votohet me 78 vota pro të mazhorancës ligji për arsimin e lartë
Meta në Çorovodë: Do jeni dëshmitarë si Skrapari do shndërrohet në një qendër turizmi »
Article Logic
Execution time: 0.025933980941772
array(1) { ["section"]=> string(70) "78-deputete-ndryshojne-arsimin-e-larte-ne-shqiperi-ligji-i-plote-16730" }