8 viktima në 2 ditë, Alibeaj bën bilancin dhe rendit secilën nga ngjarjet

Publikuar tek: politike, më 13:05 03-01-2016 8 viktima në 2 ditë, Alibeaj bën bilancin dhe rendit secilën nga ngjarjet

Kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë, Enkelejd Alibeaj ka bërë bilancin tragjik të këtij fillim viti. Alibeaj ka renditur një e nga një ngjarjet, nga aksidentet deri ta vrasjet.

“Një krim i dyfishtë në Sarandë u shënua në orët e para të vitit 2016. Shtetësja Lina Uzo u ekzekutua nga bashkëshorti edhe pse ajo kishte një urdhër mbrojtje si pasojë e dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj.

Në orët e para të mëngjesit  të datës 1 janar, si pasojë e aksidentit  në aksin rrugor Lushnjë- Berat humbi jetën një 17 vjeçare , po me datë 1 Janar një 18 vjeçar  Rudolf Javxhiu humbi jetën në aksin rrugor Lin –Pogradec, katër të rinj u plagosën dhe fatkeqësisht njeri prej tyre, Ardit Piranej 34 vjeç, humbi jetën në aksin rrugorr Velipojë –Shkoder. Në Tiranë efektivi i policisë, 48 vjeçari Njazi Cera humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Sauk.

Një vrasje e dyfishtë shoqëroi këtë fillim viti të përgjakshëm.  Në fshatin Drisht të Postribës, dy vellezer  Abdulla dhe Skënder Shkami janë ekzekutuar me armë zjarri.

Mbrëmë  në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër është qëlluar me armë zjerri duke humbur jetën shtetasi Dritan Loreni.

Një bilanc tragjik 8 viktima vetëm në dy ditë tregon një përkeqësim të rendit dhe sigurisë”, tha Alibeaj.

“Duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmës shërbimeve të informacionit.

Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve,  të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, përmbylli kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Kadare e çoi shqipen në maja të pashkelura më parë, mirënjohje e respekt
Ministria e Tahirit i përgjigjet Alibeajt: Tellall i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, puna flet qartë »