80-vjetori i lindjes së Gaqo Çakos

Publikuar tek: kulture-art, më 16:02 24-01-2015 80-vjetori i lindjes së Gaqo Çakos

Teatri i Operas dhe Baletit do të zhvillojë sot në orën 19:00 një mbrëmje gala për nder të Artistit të Popullit, Gaqo Çako. Kjo mbrëmje do t’i dedikohet tërësisht artistit me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Është parashikuar të zhvillohet një koncert-spektakël ku do të luhen pjesë nga operat e tij, si pjesë e repertorit të pasur të artistit  Gaqo Çako.

Në skenë do dalin për të interpretuar solistët e TKOB, kori dhe orkestra simfonike. Gaqo Çako, do të ngjitet vetë në skenë për të interpretuar bashkë me djalin e tij Pirro Çakon dhe tenorin Kastriot Tusha.

Gjatë mbrëmjes gala do të promovohet edhe albumi “Double” që përmban arie dhe këngë popullore qytetare që kanë si autor vetë artistin. Një libër me biografinë e jetës dhe veprës së Gaqo Çakos do të prezantohet nga Eno Koço (Artist i Merituar). Gaqo Çako është një nga yjet e skenës operistike shqiptare dhe asaj europiane, një tenor që ka ditur gjithnjë të falë emocione për publikun e tij në skenën e TKOB dhe jashtë saj. Në vazhdën e njohjes së aktivitetin të pasur artistik të Gaqo Çako, do të organizohet edhe një ekspozitë në hollin kryesor të TKOB.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arti i të thënit :"JO!"
Land Rover dhe Jaguar shpëtimtarët e çiklizmit »
Article Logic
Execution time: 0.020358085632324
array(1) { ["section"]=> string(39) "80-vjetori-i-lindjes-se-gaqo-cakos-1377" }