84 mijë familje në nevojë do të përfitojnë dekodera falas

Publikuar tek: politike, më 13:29 30-10-2015 84 mijë familje në nevojë do të përfitojnë dekodera falas

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se qeveria po favorizon kompaninë “Digitalb” për pajisjen me dekodera fala të mijëra familjeve në nevojë ekonomike, ka reaguar qeveria nëpërmjet portalit “Transparenca”.

Qeveria ka sqaruar se janë 84 mijë familje që do të pajisen me dekodera bazë por që nuk do të jenë të pajisur me pajisje përshtatëse për dekodera me pagesë.

Reagimi i plotë i qeverisë:

Nëpërmjet VKM-së nr. 758, dt. 16.09.2015 “Për ngarkimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për kryerjen e procedurave të prokurimit për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë përfituese nga skema e ndihmës ekonomike”, garantohet e drejta kushtetuese e çdo qytetari shqiptar për tu informuar nëpërmjet mediave audiovizive edhe mbas dixhitalizimit të plotë të tyre.

 Strategjia për kalimin nga transmetime analoge në transmetime numerike kërkon të parashikohet subvencionimi për një pjesë të popullsisë, duke dhënë vlera orientuese të shpenzimeve të nevojshme për disa skema subvencioni. Rreth 84 mijë familje në nevojë, përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, do të pajisen me dekodera (konvertues të sinjaleve analogë në sinjale numerikë) për të pasur akses të plotë në transmetimin e informacionit nga media audiovizive.

 Deputeti Sali Berisha pretendon se në këtë proces po favorizohet kompania “Digitalb”, por faktikisht dekoderat të cilët do të shpërndahen qytetarëve në nevojë do të jenë të tipit bazë dhe në asnjë mënyrë nuk do të jenë të pajisur me pajisje përshtatëse për dekodera me pagesë.

 Ndërkohë, shuma e vënë në dispozicion nga buxheti për të bërë të mundur pajisjen me dekodera të 84 mijë familjeve në nevojë është 350 milionë lekë, pra 2.5 milionë euro në total. Pajisja tërësore e familjeve ne nevojë ekonomike me dekodera do të realizohet ne periudhën nëntor-dhjetor 2015 si dhe gjatë vitit 2016.

LEXO EDHE:QEVERIA U BLEN DEKODERA FAMILJEVE TE VARFRA, 3.5 MILIARDE LEKE NGA BUXHETI I SHTETIT

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lu - kryebashkiakëve: Nuk mund të shkoni me makina të shtrenjta në punë, qytetarët s’ju kanë zgjedhur për këtë
PD, Ristani: Tahiri në shërbim të trafikantëve, biseda tij me trafikantët e dokumentuar nga partnerët »
Article Logic
Execution time: 0.01826000213623
array(1) { ["section"]=> string(63) "84-mije-familje-ne-nevoje-do-te-perfitojne-dekodera-falas-24312" }