860 mijë eurot e Sotës, gazetari: Zhvillim dramatik! Përse do përdoreshin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:30 17-11-2017 860 mijë eurot e Sotës, gazetari: Zhvillim dramatik! Përse do përdoreshin

Në emisionin ‘Java’ në RTSH konkretisht ata folën për ndalimin e biznesmenit në Elbasan me një shumë prej 863 mijë eurosh dhe me dy patentat për mjete të lundrueshme  të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjatë diskutimit gazetari Lorenc Vangjeli ka dhënë detaje mbi provat e reja dhe detaje nga hetimet lidhur me shumën e parave që do bërdorej për blerjen e sasive të hekurit.

“Ka një zhvillim dramatik në hetim. Në dosje, prokuroia ka mundur të sigurojë tabulatet mes biznesmenit të hekurit dhe Kurumit, në ditët para dhe në mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja. Janë zbuluar edhe 2 kontrata për blerje të një sasie hekuri që shkon deri në 4 mijë ton nga uzina e Kurumit dhe që do të importohet ng Turqia, në dy episode të veçanta.

Ngjan pothuajse e provuar se shuma e kapur në makinë 863 mijë euro, shërbente si garanci për këto 2 kontrata, një blerje që do të zhvillohej duke u paguar cash. Ky zhvillim i ri shfryn një pjesë të madhe të dilemave që kanë shoqëruar këtë ngjarje e cila u bë edhe më e bujshme për shkak të patentave të Tahirit që u gjendën në makinë”, tha Vangjeli.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se një javë më parë ai kishte raportuar për mënyrën informale të Kurumit në treg.

Ndërsa analisti Preç Zogaj ka kërkuar dhe inkurajuar në të njëjtën kohë prokurorinë për zbardhjen e ngajrjes.

“Është më e vështirë të manipulohet se zbardhet e vërteta”, tha Zogaj në emisionin Java, tha Zogaj.

Më shumë në këtë kategori: « A jeni gati? Parashikimet zbulojnë ku do ketë rrebeshë shiu nesër
Korrupsioni në universitete, krijohet Task-Forca e parë studentore »
Article Logic
Execution time: 0.016856908798218
array(1) { ["section"]=> string(76) "860-mije-eurot-e-sotes-gazetari-zhvillim-dramatik-perse-do-perdoreshin-99971" }