9 biznese ushqimore shkelin sigurinë, bllokohen 2 kompani të përpunimit të mishit dhe tregtimit të peshkut (DETAJE- FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 15-08-2018 9 biznese ushqimore shkelin sigurinë, bllokohen 2 kompani të përpunimit të mishit dhe tregtimit të peshkut (DETAJE- FOTOT) Subjekt i bllokuar

Kontroll nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, 9 subjekte rezultojnë në shkelje të sigurisë ushqimore.

 

Në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë, trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar 9 subjekte të cilat kryenin aktivitetet në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore. Këto subjekte ushtronin aktivitet - produkte me origjinë shtazore dhe jo shtazore ( prodhim përpunim mishi, minimarket, ëmbëltore, tregtim të produktit peshk).

 Ndaj tyre janë marrë masa administrative me gjobë për shkak se nuk plotësonin kushtet higjeno- sanitare si dhe u mungonte dokumentacioni shoqërues. Ndërsa dy prej subjekteve me aktivitet përpunim mishi dhe tregtim të produktit peshk u mor masë e menjëhershme, konfiskim të mallit dhe bllokim aktiviteti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

1.jpeg

2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

5.jpeg

6.jpeg

7.jpeg

8.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03287410736084
array(1) { ["section"]=> string(125) "9-biznese-ushqimore-shkelin-sigurine-bllokohen-2-kompani-te-perpunimit-te-mishit-dhe-tregtimit-te-peshkut-detaje-fotot-131171" }