9 modelet tona ekonomike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:53 29-09-2016 9 modelet tona ekonomike

Nga Artan Fuga

Qysh përpara 15 vjetësh e kam thënë dhe e mbroj, po të doni përpara çdo trupe gjykatësish ushtarakë, hipotezën e ardhur nga studimet e mia te libri "Shoqëria Periferike" :

Me këtë model ekonomik që ka Shqipëria nuk zhvillon dot asnjë "industri" tjetër konkurruese veçse atë të lindjes të të rinjve, ushqimit të tyre deri në adoleshencë për t'i "shitur" si emigrantë në tregjet e Perëndimit.

Përndryshe nuk zhvillon dot asgjë tjetër, me këto politika, veçse :

1. ekonomi në të zezë,

2. ekonomi kriminale (armësh, prostitucioni, droge)

3. ekonomi pa dobi sociale (koti) : tregtia e vogël me një dyqan në çdo pesë metra, sektor privat arësimi që prodhon të papunë, etj.

4. ekonomi në kurriz të qytetarëve (plehrash, urbanizim kaotik, etj)

5. ekonomi pa asnjë rendiment dhe primitive (bujqësi, peshkim, etj)

6. ekonomi pa punësim si investime në zyra, stadiume, etj.

7. ekonomi e mbyllur (produkte oborri, qumësh dhije që ha bar anash rrugësh, vezë nga pula që drejtohen nga një këndes, etj.

8. ekonomi në kurriz të mjedisit, që mbishfrytëzon punonjësit, paguan keq, që shkatërron burimet ekologjike të vendit (nafta, kromi, fasonë, plazhi, etj.)

9. ekonomi klienteliste që mbahet nën sqetull nga tendera publikë që shkojnë për miqtë e partisë.

Tjetër nuk ka !

Lexojeni o militantë të verbër e të sëmurë atë libër, sepse nuk e kam shkruar sot por prej më shumë se një dekade! Por, mbase nuk dini as të lexoni, sepse mendjen e keni vetëm të përfitoni privilegje në kurriz të të tjerëve!

Poqese nuk ndryshohet strategjia e vendit në të gjitha fushat mos prisni veçse këto lloj ekonomish si më sipër. Pesë lekë taksim më shumë a më pak, pesë lekë interesa bankare më shumë a më pak, nuk ndryshojnë asgjë.

Ore,a ka ndonjë pilot në avion apo jo? - tha stjuardesha dhe nisi të qante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023735046386719
array(1) { ["section"]=> string(30) "9-modelet-tona-ekonomike-54540" }