9 vite në Spaç se dëgjoi Jimi Hendrix, i moshuari feston me tortën e veçantë dhe merr dhuratë dosjen e Sigurimit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:07 12-07-2018  9 vite në Spaç se dëgjoi Jimi Hendrix, i moshuari feston me tortën e veçantë dhe merr dhuratë dosjen e Sigurimit

Saimir Maloku u burgos për 9 vite në Spaç, pasi policia sekrete përgjoi shtëpinë e tij, dhe zbuloi se kisht shpikur një pajisje që kapte valët e televizionit italian.

Në televizor jepeshin këngët e Jimi Hendrix, Rolling Stones dhe Beatles, dhe Saimir Maloku gjithçka e kishte bërë për babain e tij të paralizuar, të kishte mundësi të kalonte kohën duke parë programe të huaja.

Sot ai feston ditëlindjen. Si dhuratë ka marrë dosjen e tij të Sigurimit të Shtetit. Ndërsa torta është e veçantë, me fotografitë e këngëtarëve të huaj që ai dëgjonte në rininë e tij.

Të ftuar janë Johann Sattler, ambasadori i Austrisë në vendin tonë, i cili ka shpërndarë këto foto në rrjetet sociale. Por sigurisht edhe të afërm e miq të shumtë.

eg45gh45h5h5h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë, VDES një person
Tentuan të hyjnë ilegalisht, ndalohen në Korçë 15 sirianë »
Article Logic
Execution time: 0.019649028778076
array(1) { ["section"]=> string(118) "9-vite-ne-spac-se-degjoi-jimi-hendrix-i-moshuari-feston-me-torten-e-vecante-dhe-merr-dhurate-dosjen-e-sigurimit-127680" }