90 minuta spektakolare, Guardiola mund në shtëpi “The Special One”

Publikuar tek: sport, më 15:39 10-09-2016 90 minuta spektakolare, Guardiola mund në shtëpi “The Special One”

Manchester City ka mundur Manchester United në derbin spektakolar të zhvilluar sot në mesditë. Golat e De Bryine dhe Iheanachos i kanë dhënë skuadrës së Pep Guardiolës tre pikë të çmuara në garën e sapo nisur për titullin kampion.

Një ndeshje spektakolare që është rihapur në fundin e pjesës së parë pas një goli spektakolar nga Zlatan Ibrahimoviç. Ritmi përgjatë 95 minutave në këtë ndeshje ka qenë i çmendur. Raste të panumërta nga të dyja skuadrat, shtylla dhe gola të anulluar.

Një takim për t’u vendosur në vitrinë, mund të konsiderohet kjo super përballje angleze. Në fund ka qenë Pep Guardiola ai që ka fituar duelin me “armikun” e tij të përjetshëm.

Zhgënjehet Murinjo, gjen fajtorin e humbjes ndaj Sitit

Një humbje që djeg shumë. Kështu mund të quhet pa frikë, disfata e Murinjos ndaj Guardiolës, të takimin Mançester Junajtid-Mançester Siti 1-2. Pas ndeshjes, trajneri portugez, edhe pse ka qenë shumë i zhgënjyer me të tijtë nuk ka dashur të gjejë fajtorin te ndonjë prej lojtarëve të tij, por te vetja. “I kujt është faji? Është faji im. Futbolli ështtë i tillë, ndonjëherë futbollistët të bëjnë surpriza të këndshme, ndonjëherë ndodh edhe e kundërta”, deklaroi Murinjo pas humbjes në “Old Trafold”.

(Newsport.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Faleminderit Kapiten!
Deklarata bombë e gjyqtarit: Penallti e pastër për Tiranën, kam gabuar ç’të bëj! »
Article Logic
Execution time: 0.0042989253997803
array(1) { ["section"]=> string(69) "90-minuta-spektakolare-guardiola-mund-ne-shtepi-the-special-one-52533" }