90 vjetori i “San Siros”, një shembull se si nuk duhet të kishim trajtuar “Qemal Stafën”

Publikuar tek: sport, më 17:02 19-09-2016 90 vjetori i “San Siros”, një shembull se si nuk duhet të kishim trajtuar “Qemal Stafën”

Stadiumi legjendar i Milanos, “San Siro”, feston sot 90 vjetorin e inagurimit të tij. Që prej vitit 1926 në këtë stadium ka zhvilluar ndeshjet fillimisht skuadra e Milanit dhe më pas edhe ajo e Interit. Një stadium që ka pritur disa ndeshje Botërori apo finalen e Champions League, “San Siro” është padyshim një prej impianteve ku çdo lojtar ka ëndërr të luaj të paktën njëherë gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, një tjetër fakt që duhet të na bëjë përshtypje ne shqiptarëve, është sjellja e italianëve ndaj “San Siros”. Edhe pse impianti ka përjetuar disa ndryshime rrënjësore, fasada e tij vazhdon të ruhet ende në ditët e sotme.

Këto foto të publikuara nga mediat italiane tregojnë “San Siron” përpara dhe pas rikonstruksionit të fundit që i është bërë.

Ndërkohë, në Tiranë, jo vetëm që nuk u mendua që stadiumi “Qemal Stafa” të rikonstruktohej dhe të ruante vlerat historike, por edhe fasada që i përkiste ansamblit, që përfshinte edhe sheshin “Nënë Tereza”, u shkatërrua nga buldozierët.

Ndryshe nga italianët, ne shqiptarët vendosëm të ndërtojmë fillimisht një kullë dhe më pas stadiumin. 

1474294342_2.jpg

14390935_1253546861362117_7872736613389554998_n.jpg

14364817_1253546544695482_5221239919664773166_n.jpg

*San Siro

2371978981_661f4dacca_b.jpg

isufiiii.jpg

*Ish-stadiumi "Qemal Stafa"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barazim spektakolar, Tirana e Kukësi ndezin ‘Selman Stërmasin’ mes shiut dhe stuhisë
Gianni de Biasi te Dinamo e Zagrebit? Mediat kroate janë të bindura »
Article Logic
Execution time: 0.017076015472412
array(1) { ["section"]=> string(89) "90-vjetori-i-san-siros-nje-shembull-se-si-nuk-duhet-te-kishim-trajtuar-qemal-stafen-53412" }