95 vite Parlament "ç'ka qenë dhe ç'është bërë"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:20 27-03-2015 95 vite Parlament Parlamenti 95 vite më parë dhe sot

Në kuadër të 95 vjetorit të Parlamentit të parë shqiptar ne menduam të bënim një sintezë “Frashëriane” të tipit: “ Parlamenti ç’ka qenë dhe ç’është bërë”.

Fotoja që shihni ka dy plane  shtrirë në dy kohë të ndryshme të Parlamentit shqiptar. Plani i parë bardh e zi, i takon 33 deputetëve të Parlamentit të Parë shqiptar 95 vite më parë, plani i dytë gjithë larmi e ngjyra i takon seancës së parafundit në Kuvend (plan i servirur nga vetë kryeministri Rama).

95 vite më parë deputetët kanë pozuar të bashkuar me qëndrim para objektivit të aparatit, 95 vite më vonë deputetët janë shpërndarë sa te foltorja sa te karriget e Kuvendit, sa në këmbë e sa ulur duke i kthyer shpinën aparatit.

Pa i hyrë anës përmbajtësore fotoja si imazh tregon qartë se në këto 95 vite Parlamenti dhe përfaqësuesit e tyre janë vërtet ndryshe.

Edhe një detaj tjetër që nuk mund të na shpëtonte nga kjo foto... E shikoni sa elegantë kanë qenë më parë deputetët tanë? 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024136066436768
array(1) { ["section"]=> string(49) "95-vite-parlament-c-ka-qene-dhe-c-eshte-bere-7097" }