95 vjet Parlamenti i parë shqiptar, Meta: Të ruajmë etikën, të tregojmë që jemi pasues të denjë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:52 27-03-2015 95 vjet Parlamenti i parë shqiptar, Meta: Të ruajmë etikën, të tregojmë që jemi pasues të denjë Parlamenti i parë shqiptar

Kanë kaluar 95 vite nga Parlamenti i parë shqiptar dhe në kryesinë e Kuvendit është duke u zhvilluar një aktivitet ku marrin pjesë anëtarë të Akademisë së Shkencave , ministja e Kulturës Kumbaro, rektorë të Universiteteve si dhe historianë e familjarë të senatit të parë shqiptar.

Parlamenti i Parë shqiptar e ka zanafillën te Kongresi i Lushnjës i cili si një nga vendimet kryesore të tij mori krijimin e Parlamentit të parë shqiptar

Aktiviteti u përshëndet edhe nga kreu i Kuvendit Meta  i cili vlerësoi maksimalisht rëndësinë e Kongresit të Lushnjes.

“Kongresi i Lushnjës ishte një akt madhor ndërgjegjësimi i personaliteteve më të shquara të kombit tonë për t’i dhënë fund ekzistencës së brishtë të shtetit shqiptar dhe për t’u imponuar në mënyrë të organizuar e të vendosur për fuqinë reale. Madhështia e Kongresit të Lushnjës qëndron te fuqia për t’u imponuar fuqive të huaja dhe për t’i bërë ballë planeve shoviniste për copëtimin e Shqipërisë”.

Meta përfitoi nga rasti për të bërë edhe një apel për Parlamentin e ditëve të sotme, ku theksoi se ishte e domosdoshme të ruhej etika parlamentare.

“Shqiptarët presin zgjidhje nga nepo dhe kur nuk presin zgjidhje nuk duan të shohin modele të tilla për fëmijët e tyre, ndaj duhet një etikë parlamentare”, citoi Meta.

Ai shtoi se Parlamenti sot duhet të tregojë se është pasues i denjë i paraardhësve të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula sërish në skenën e Teatrit Kombëtar, këtë herë si regjisore
Policia italiane rimerr pikturën e Picasso-s, gjen edhe një statujë me vlerë 23 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.11056709289551
array(1) { ["section"]=> string(97) "95-vjet-parlamenti-i-pare-shqiptar-meta-te-ruajme-etiken-te-tregojme-qe-jemi-pasues-te-denje-7091" }