96 vjet nga Kongresi i Lushnjes, dita kur u vendos për Tiranën kryeqytet të Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 11:23 21-01-2016 96 vjet nga Kongresi i Lushnjes, dita kur u vendos për Tiranën kryeqytet të Shqipërisë Pamja festive ne Lushnje mengjesin e sotem

Sot në Lushnje kujtohet 21 janari 1920, dita kur në Lushnje u mblodh Kongresi, që përcaktoi fatet dhe qeverinë e shtetit të sapokrijuar dhe gati të paqeverisur, në përpjekje për t'i mbijetuar fqinjëve dhe komunitetit ndërkombëtar për ndarje e përçarje, dhe për të kujtuar se edhe shqiptarët dinë të bëjnë shtet. 

Edhe pse disi ftohtë, në një atmosferë festive, me një pamje të re tërësisht të ndryshuar, të qendrës së qytetit, dhe të shtëpisë së Kongresit, qindra qytetarë lushnjarë janë në pritje të ceremonive që do të zhvillohen për këtë ditë të veçantë.

Shtëpia sot muze, e patriotit Lushnjar Kaso Fuga mblodhi nga datat 21 janar deri në 31 janar delegatët nga e gjithë Shqipëria. Masat që duhet të merreshin nga rreziku i copëzimit të Shqipërisë, ishin diskutimet kryesore të këtij kongresi.

Vendim i rëndësishëm i kongresit të Lushnjes, ishte rrëzimi i qeverisë së Durrësit dhe zgjedhja e imzot Luigj Bumçit, Mehmet Konicës dhe Dr.Turtullit si përfaqësues legjitimë të shtetit shqiptar në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Nga ky kongres, doli qeveria e re, e drejtuar nga Sulejman Delvina, dhe Tirana u shpall kryeqytet i shtetit shqiptar.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të sabotuar kongresin e Lushnjes, ky i fundit, zhvilloi punimet me sukses të plotë, duke vendosur bazat e një qeverisje të qëndrueshme në vitet në vazhdim. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: ‘21 janari’ ka dy përgjegjës, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën
Si sot 5 vjet më parë u vranë 4 vetë para Kryeministrisë, por demokratët merren me Rezolutën për Rugovën »
Article Logic
Execution time: 0.025920152664185
array(1) { ["section"]=> string(91) "96-vjet-nga-kongresi-i-lushnjes-dita-kur-u-vendos-per-tiranen-kryeqytet-te-shqiperise-30584" }