99 vjet nga vrasja e legjendarit Isa Boletini

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:08 23-01-2015 99 vjet nga vrasja e legjendarit Isa Boletini

Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe krijimit të shtetit shqiptar, e kanë vendosur Isa Boletinin në piedestalin e njerëzve më të rëndësishëm që kombi shqiptar ka pasur gjatë historisë së tij

Sot bëhen 99 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe luftëtarit legjendar, Isa Boletini.  I lindur në fshatin Boletin të Mitrovicës, Isa u shqua që në moshë të re si luftëtar i zoti kundër forcave Osmane.

Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe krijimit të shtetit shqiptar, e kanë vendosur Isa Boletinin në piedestalin e njerëzve më të rëndësishëm që kombi shqiptar ka pasur gjatë historisë së tij.

Boletini u vra pabesisht më 1916 nga shovinistët e kohës malazez në Podgoricë, së bashku me djemtë e tij Halili dhe Zahidi.

Një nga shprehjet më të famshme të Isa Boletinit është: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”.

Pas zbulimit të eshtrave të tij, rivarrimi i Isa Boletinit pritet të bëhet këtë vit në fshatin ku ai lindi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëpinë më të frikshme për shqiptarët, po e bëjnë si shtëpi përrallash
Ilir Meta dhe Edmond Panariti nën një portokalle »
Article Logic
Execution time: 0.019054889678955
array(1) { ["section"]=> string(50) "99-vjet-nga-vrasja-e-legjendarit-isa-boletini-1319" }